Këshilltari i Ronald Reagan: SHBA të dalë nga NATO, nuk kemi pse mbrojmë Shqipërinë apo vende të tjera

Publikuar tek: bota, më 18:26 29-08-2016 Këshilltari i Ronald Reagan: SHBA të dalë nga NATO, nuk kemi pse mbrojmë Shqipërinë apo vende të tjera

Ish-zëvendës prokurori i përgjithshëm amerikan, Bruce Fein, njëkohësisht këshillëtari i Komisionit Federal të Komunikimeve gjatë presidencës së Ronald Reagan, shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të braktisin Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Në një shkrim për “Huffington Post”, Fein shprehet se SHBA-të nuk duhet të zotohen se do të dërgojnë ushtarët e tyre trima të rrezikojnë për të mbrojtur më pak të përkushtuarit si Estoninë, Letoninë, Lituaninë nga agresioni rus apo Kroacinë dhe Shqipërinë nga sulmet serbe.

“Detyra e ushtarëve amerikanë është të mbrojnë vetëm qytetarët e tyre të cilët paguajnë për rrogat e tyre dhe i detyrohen besnikërinë Shteteve të Bashkuara, gjë që letonezët, estonianët, kroatët dhe shqiptarët nuk e bëjnë”, shprehet ai.

“Për këtë arsye ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë Nenin 13 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për tu tërhequr”, shkruan Fein.

Sipas Bruce Fein, pas zgjerimit të NATO-s me 28 anëtarë, SHBA-të kanë për detyrë të mbrojnë shtetet balltike, Hungarinë, Republikën Çeke, Republikën Sllovake, Poloninë, Rumaninë dhe Bullgaria nga agresioni rus.

“Okupimi apo dominimi për herë të fundit i këtyre shteteve nga Bashkimi Sovjetik, e dobësoi financiarisht dhe ushtarakisht këtë të fundit”, shkruan ai duke ngritur pyetjen se përse SHBA-të në këtë mënyrë, detyrohen të ndalojnë dobësimin e Rusisë.

Fein e quan absurd përkushtimin e SHBA-ve për të mbrojtur Shqipërinë, Greqinë apo Kroacinë, pasi asnjë nga këto shtete nuk ka ndikim në vetëmbrojtjen e amerikanëve. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031512975692749
array(1) { ["section"]=> string(106) "keshilltari-i-ronald-reagan-shba-te-dale-nga-nato-nuk-kemi-pse-mbrojme-shqiperine-apo-vende-te-tjera-51207" }