Këshilltari i Veliajt, Renato Kalemi: Ka dy botë, ajo e përtacisë që kërkon të prishë me 2 gishtat lart dhe ajo e punës

Publikuar tek: politike, më 14:25 17-02-2016 Këshilltari i Veliajt, Renato Kalemi: Ka dy botë, ajo e përtacisë që kërkon të prishë me 2 gishtat lart dhe ajo e punës Erion Veliaj gjatë një debati me këshilltarin demokrat Leonard Olli

Renato Kalemi, këshilltar për mediat në Bashkinë e Tiranës duke marrë shkas nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe reagimet e këshilltarëve të PD-së dhe PS-së ndërmjet tyre, që ndodhin jo rrallëherë në Bashkinë e Tiranës  nëpërmjet një postimi ka shprehur idetë e tij për opozitën.

“Nga 21 Qershori 2015, qytetarët e Tiranës e ndjejnë se ka dy botë: ajo e përtacisë që kërkon të prishë çdo gjë me dy gishtat lart dhe ajo e punës, që vijon me projektet e mëdha për qytetarët e qytetit. Ky imazh është një element i absurdit pse këshilltarët e PD bërtasin për mungesë transparence. Po sigurisht, edhe këtu erdhën për të prishur, jo për të dëgjuar!”, shkruan Kalemi.

Veliaj gjithashtu shpreh këmbënguljen mbi zgjedhjen e tij në lidhje me parkun e lojrave që do të ndërtohej tek Liqeni, si edhe për fjalën e mbajtur për punimet në Unazën e Vogël, për klinikën veterinare. Gjithashtu nëpërmjet një grafike ai prezanton parkun. Ja çfarë shkruan ai: 

“100 herë të më thonë zgjidh, 100 herë do të zgjedh anën e fëmijëve të Tiranës! Sot nisëm punimet për Unazën e Vogël - fjalë e mbajtur! Dje hapëm klinikën veterinare për kafshët e rrugës. Sa për parkun, ja grafika: puna vs. dhuna!”

Në një reagim tjetër Bashkia e Tiranës thekson:

“Fakte dhe Punë! Eshtë e thjeshtë të baltosësh, por ajo që mbetet n'fund është çfarë punësh ke bërë!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babë e bir nga familja Berisha urojnë 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Donald Lu përgëzon ministrin për emërimin, takon Arben Ahmetajn. Nishani e dekreton »
Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086
array(1) { ["section"]=> string(122) "keshilltari-i-veliajt-renato-kalemi-ka-dy-bote-ajo-e-pertacise-qe-kerkon-te-prishe-me-2-gishtat-lart-dhe-ajo-e-punes-32827" }