Këshilltarja e Haradinajt sulmon Ramën: Paska zgjedhur mediat serbe të sqarojë taksën

Publikuar tek: rajon, më 10:09 15-05-2019 Këshilltarja e Haradinajt sulmon Ramën: Paska zgjedhur mediat serbe të sqarojë taksën

Kohët e fundit përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar Ramush Haradinaj ka qenë në vëmendjen e  mediave.

Shkak për këtë është bërë taksa ndaj Serbisë që duket se dyshja nuk ndajnë të njëjtin mendim, madje kanë shkuar deri në ofendime personale. Mirëpo, duket se në lojë së fundmi është futur edhe këshilltarja e Haradinajt.  

Meliza Haradinaj-Stublla ka komentuar intervistën e kryeministrit, Edi Rama dhënë për median serbe TV PINK.

Ajo në një status në Facebook ka thënë se edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike.

“Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit. Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”, ka shkruar ajo.

“Analogjia që po tentohet – duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit – është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021169900894165
array(1) { ["section"]=> string(91) "keshilltarja-e-haradinajt-sulmon-ramen-paska-zgjedhur-mediat-serbe-te-sqaroje-taksen-164399" }