Kështjella e 1693, godina që vendos sot për fatin futbollistik të Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 09:12 17-04-2015 Kështjella e 1693, godina që vendos sot për fatin futbollistik të Shqipërisë Chateau de Bethysu, keshtjella e vitit 1693, ku eshte vendosur Gjykata e Arbitrazhit, ne Lozane te Zvicres

Chateau de Bethusy, atje dhe ku ndodhet selia e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lausanne të Zvicrës është ndërtuar para 322 vjetësh, më 1693, dhe atëherë ajo ishte një ndërtesë trekatëshe, shkruan ‘Sportal.al’. 

Ajo është restauruar shumë herë dhe ka ndërruar vazhdimisht pronarë. Në vitin 1947 ajo u bë pronë e qytetit të Lausanne.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) është krijuar në vitin 1981 nën kujdesin e Juan Antonio Samaranch, ish-president i Komitetit Olimpik Ndërkomëbtar (IOC).

Në vitin 1983 u ratifikua zyrtarisht edhe statuti i CAS-it nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në sesionin e 86-të të tij të mbajtur në Neë Dehli (Indi) në mars 1983.

Në vitin 1986 u trajtua çështja e parë në CAS. Rekordi i çështjeve të regjistruara u arrit në vitin 2013 me 408 të tilla.

Nga viti 1986 dhe deri në vitin 2013 janë regjistruar 3553 çështje.

 

Lexo edhe:

Sot seancë për Serbi-Shqipëri në Lozanë, Shqipëria kërkon tre pikët

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot seance për Serbi-Shqipëri, ja çfarë po ndodh në Lozanë
Shakohoxha dhe Cana në gjykatën e Lozanës, bëjnë “selfie”, ndërkohë që presin 3-pikëshin »
Article Logic
Execution time: 0.021883010864258
array(1) { ["section"]=> string(80) "keshtjella-e-1693-godina-qe-vendos-sot-per-fatin-futbollistik-te-shqiperise-8969" }