Kështu e pëson kur dëshiron të bësh “selfie” me një tornado

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:30 08-04-2015

Një i ri nga Australia ishte duke ngarë makinën e tij tek sa pa një tornado që po formohej, vendosi të shkojë pranë dhe të filmojë veten.

Ai ndaloi makinën dhe ndërkohë afrohet thërret “është e madhe, është tornadoja me e madhe që kam parë në 4 vjet”, por shpejt tornadoja kthehet në një rrezik duke bërë që ai të strehohet me shpejtësi drejt makinës së tij. Për një moment çdo gjë erret, gjatë kalimit të tornados mbi makinë, duke e lënë atë me xhama të thyer.

Kjo video është ngarkuar në youtube nga Terry Tufferson, i njëjti person që ka postuar edhe një video të një djali duke luftuar me një peshkaqen të bardhë, çka ka bërë që disa komentues të hedhin dyshime mbi vërtetësinë e saj. Gjykoni vetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03005313873291
array(1) { ["section"]=> string(62) "keshtu-e-peson-kur-deshiron-te-besh-selfie-me-nje-tornado-8178" }