Kështu griset e majta!

Publikuar tek: politike, më 20:53 05-12-2015 Kështu griset e majta!

Nga Erjon Braçe

Kapërcimi dehës nga e majta tek pronarët dhe barra për shoqërinë, përfshirë periferinë!

Shtresa e mesme dhe shtresa e manaxherëve 50-100 milionësh!

Tatmi “gënjeshtar” mbi fitimin e koorporatave të favorizuara me përjashtime dhe tatimi i padrejtë i monopolove!

Fuqia shërbyese e dijes dhe arroganca e padijes!

A eshte holli i gjere i Hotel Rogner ne bulevard nje periferi e Shqiperise?

Une mendoj qe jo dhe, besoj se te flasesh ne te per periferite shqiptare nuk do te thote se i njeh ato; madje a doni te dini me shume? Une nuk e besoj dot qe ne Rogner flitet per periferite e ketij vendi.

As ne kafen e madhe e te shtrenjte te Sheratonit nuk e besoj se ndodh kjo; as tek Gurmet, as tek sallonet pa dije te Qilit, as jashte ketij vendi e as per pushime te shkurtra e te gjata njeheresh; as ne telefon e as me veten nuk besoj se ndodh.

Per periferite flitet ne Kuvend;

Kuvendi, njesoj si tek ajo "studioja F" qe nxit nje nivel mizerabel komunikimi, ka ende audience; dikush e ndjek si zakon, dikush se i pelqen konflikti apo "sherri" me troc, dikush se e kerkon mundjen e tjetrit, dikush se do te mesoje se cfare vendoset per te, dikush se kerkon me deshperim te degjoje te verteta, dikush se ka krijuar varesi ndaj ndjekjes se nje tufe me te pa ndeshkuar prej vitesh dhe per krime te renda, dikush se te njejten varesi e ka krijuar ndaj genjeshtres, dikush se kerkon produktin e ndikimit apo me shume lobimit per vete e interesat e tij.

Kuvendi nuk eshte cliruar nga kjo tipologji e interesit per te.

Une punoj ne Kuvend, cdo dite thuajse. Mua me pelqen qe Kuvendi ka vemendje, por ajo qe une shquaj eshte tjeter nga sa me siper.

Cdo mengjes para e rreth Kuvendit ka njerez qe te presin aty, te ndalojne, te flasin, te tregojne, te deshmojne, pa diskutim edhe te kerkojne.

Ne gjithe keta vite sherbim ky interes me ka bere mire, ndaj ndaloj cdo here e per cilindo, burre, grua, te moshuar, te rinj, per cilendo fjale apo cilindo problem.

Ne nje fare menyre degjoj pulsin e periferise-dhe ky eshte nje rast, tjetri eshte ne zone, cdo jave, pa munguar; mundohem te zgjidh brenda mundesive te mija pa e vrare mendjen hic se PD pergjon "favorin" tek cilido nder ne.

Por ne ane tjeter ndjek edhe si luhatet e vendoset ne nje graf ditor besimi.

I kam thene vetes cdo dite;

Mos mbetsh pa te ndaluar e kerkuar njeri tek dera e Kuvendit;

patjeter ne rruge, ne shesh, pa te kerkuar njeri ne telefon a tek dera e shtepise, ne zone, kudo; ti nuk ke liber tu shesesh, por ti degjosh tek flasin troc-sic ne periferi, tu kthesh nje fjale e po munde tu zgjidhesh nje hall, nuk te kushton, e ke pune mbi te gjitha.

Nuk gjykoj kend qe nuk ben kete, mban koken edhe me lart e ecen drejt e si bie hic ne sy se fare pak me poshte nuk e kerkon njeri, nuk e ndalon nje hallexhi tamam nga ata te periferive atje ku ai ka punen apo gjendet. Fare.

Ama dua ta them me plot gojen:

Hipokritet jane tipologjia me prezente e Kuvendit. E njohin audiencen, por kurre nuk thone per te ate qe mendojne, ate qe jetojne; jo, i thone audiences ate qe ata mendojne se audienca kerkon te degjoje. Ne fakt kjo nuk eshte kurre ajo qe ata jane, ajo qe ata jetojne.

Une jam rritur ne periferi dhe e dalloj fare mire kaq.

Periferia eshte e varfer dhe sepse eshte keshtu hipokriti dallohet lehte, ashtu sic ne periferi tani ka edhe ishuj te pasur, si keto ishujt nen Sauk e deri ne Farke, e ku i varfri dallohet akoma me lehte; tek ishujt as qe flitet per te varfrit.

Nejse;

Ne dy dite te njepasnjeshme ne Kuvend mu be e qarte se arroganca e padijes dhe ideologjia e hipokrizise eshte me e forte se cdo gje.

Brenda dy diteve i pashe te gjitha dhe jam shastisur me kapercimin e pashembullt nga ligji "Per Pronat" tek ligji per "Buxhetin", nga ish pronaret-sa shume ka ne salle nga keta, tek periferia-sa pak ka ne salle nga keta, nga e djathta tradicionale-kembengulese ne salle, tek e majta si mode, menyre per te terhequr vemendje apo vendosur nje relacion te ri pritshmerie, pertej partise si nje gje e re.

Per vete i respektoj bindjet e gjithkujt, interesat gjithashtu, edhe pse mendoj se konflikti i interesave eshte gjeja qe duhet te kete nje fund ne Kuvend.

Por nuk do te pranoj ndonjehere qe ne emer te se drejtes te ndeshkohet me barre nje shoqeri e tere thuajse per nje shekull vitesh ne radhe.

Keshtu griset e Majta!!

Ligji i ri per pronat synon te merret me te drejten dhe e trajton ate ne raport me mundesite e shoqerise, duke rilexuar edhe nje here vendimet qe ne bashklerisht kemi marre per shumicen.

Ligji i ri per pronat e kthen pronen fizikisht, e kompeson ate po fizikisht, e kompeson edhe financiarisht si nje mundesi edhe me e gjere.

Ligji i ri per pronat e ben kete duke ofruar mundesi per me shume pronare ne nje maredhenie te re qe krijon me shume hapesire per kompesim fizik te gjere dhe fonde per kompesim financiar me te madh; prej fondit te pandare dhe fondit publik te tokes-trojeve, prej fondit financiar me burim edhe taksimin e pergjithshem.

Mendojeni, behet fjale per nje te drejte te 2-3% te popullsise qe nuk mund te kthehet ne barre jetegjate per 97-98% te popullsise; kerkesa per te kompesuar sot me nje titull te ri, te ndryshem pronen e shpronesuar ne 45-sen, eshte tamam barra mbi shoqerine. Kontributi i nje shoqerie te tere ne zhvillimin e territorit nuk mund te kthehet ne biznes shume fitimprures per nje pakice, nderkohe qe shumica paguan per te.

Ligji i ri per pronen, njeh, vlereson, kthen, kompeson pronen ne zerin kadastral qe kishte kur u shpronesua por me cmimin e sotem.

Te ishte ndryshe do ishte e padrejte.

Nenet jane aty e per to nuk mund te mesosh ne kafe goje me goje, por me sy ne leter duke lexuar.

Ne skajin tjeter, ate te buxhetit me gjithe cfare permban ai-ligjet fiskale gjithashtu, gjerat jane po kaq te qarta.

Shikoni, gjithnje kam besuar qe dija duhet te perdoret per mire, kurre per epersi mbi tjetrin; dija duhet perdorur per sherbim me shume se per sulm mbi tjetrin, vecmas kur mundesite per dije kane qene krejtesisht te pabarabarta. Kur ndodh kjo, dija duhet te te bej kokeulur, madje kur ky diferencim ka ardhur prej pushteteve ne vite, kjo eshte pergjegjesi edhe e jotja.

Por nuk e mendoj kete per e mes njerezish qe e kane per te detyre te lexojne, shqyrtojne, vendosin.

Nuk eshte e vertete se ne tatojme me 23% rrogat; nuk eshte e vertete qe cilido qe fiton nga rroga mbi 1 milion leke ne muaj tatohet me 23% te cdo leku mbi kete shume; nuk eshte e vertete qe nje menaxher paguan me shume se pronari i tij. Nuk ndodh!!

Tatimi progresiv mbi te ardhurat eshte krejt tjeter;

te ardhurat nga 0-30.000 leke kane zero lek tatim,

te ardhurat nga 30.001-130.000 leke kane tatim 13% te shumes mbi 30.000 leke,

te ardhurat mbi 130.001 leke kane tatim 13.000 leke plus 23% te shumes mbi 130.000 leke.

Eshte e qarte se rrogat mbi 100.000 leke deri ne 130.000 leke nuk tatohet me 23% te cdo leku mbi 100.000 leke. Fare.

Eshte e qarte gjithashtu se tatimi mbi rrogat mbi 130.000 leke nuk eshte 15%, sac tatimi mbi fitimin, as 23% nuk eshte.

Llogaria eshte e thjeshte:

per rrogat 140.000 leke tatimi arrin ne 11%,

per rrogat 150.000 leke tatimi arrin ne 11,7%,

per rrogat 160.000 leke tatimi arrin ne 12.4%,

per rrogat 170.000 leke tatimi arrin ne 13%,

per rrogat 180.000 leke tatimi arrin ne 13.6%,

per rrogat 190.000 leke tatimi arrin ne 14%

per rrogen 211.250 leke tatimi arrin e ne 15%.

Si norme barazohet, por jo ne vlere absolute me cilindo qe ben biznes e tatohet per fitimet e tij. Kujdes, jo me biznesin e vogel, ai tatohet mbi xhiron, jo mbi fitimin.

E shihni besoj qe rrogat nuk tatohen njesoj me fitimet?!

Dhe rrogat mbi 130.000 leke nuk jane me shume se 2.8% e rrogave te paguara ne vend.

Kjo te ben te mendosh edhe nje here mbi ate se ku nis e ku mbaron shtresa e mesme ne kete vend.

Shikoni,

per te gjitha rrogat nga 30.000-130.000 leke ne muaj ne ulem tatimin duke u lene te lira punetoreve, nepunesve, mesuesve, infermiereve, ushtarakeve etj mbi 7.5% te te ardhurave te tyre qe i kafshonte tatimi i sheshte, nderkohe qe sot 56% e rrogave jane me tatim zero; nderkohe qe nga 1 janari dhe 80 mije biznese te vogla do jene me tatim zero.

A eshte shtresa e mesme kjo? A mund te jete shtresa e mesme ne kete vend ky 2%-shi i menaxhereve per te cilet flitet?

Une mendoj qe jo!!

Thene kete, kam parasysh shume qarte edhe abuzimin global, maramendes me rrogat e ketyre menaxhereve; sot media percjell nje lajm per rroga menaxheresh ne nje superfuqi nafte ne kete vend qe shkojne nga 50 milion deri ne 100 milion ne muaj.

A duhet te tatohen fort keta edhe pse dikush i klasifikon subjektivisht si shtrese e mesme?

Une mendoj qe po!

Ndryshe, keshtu griset e Majta!!

Ne fund,

tatimi i kapitalit eshte nje ceshtje qe diskutohet sot pa fund, por une ne dy dite nuk e degjova kund alternativen e tatimit me larte te tij. Kerkund.

Nje vit me pare e shtrova kete ceshtje duke e shquar edhe si burim te pabarazise; norma e rritjes se fitimeve prej kapitalit, dividenteve, aksioneve, qirave etj do te jete gjithnje me e larte se norma e rritjes se te ardhurave nga puna.

Ashtu sic problemi i ri qe ka lindur e qe ja ben muuu edhe ketu tek ne,

ka te beje me faktin se prej marreveshjeve qeveritare (te trasheguara tek ne), korporatat po paguajne fitime me pak se biznese nen to ne klasifikim; prej perjashtimeve apo shpenzimeve te njohura qe ato kerkojne dhe arrijne ti marrin ne kontrata qeveritare prej politikane te korruptuar.

Keto jane dy probleme per te cilat cdo i majte sot duhet te fliste, poooor.... ne tani jemi te zne me filozofi deri banalitete mbi koncesionet duke sugjeruar ne fakt ate qe ndodh sot e duke shenjestruar tek ne ate qe kemi trasheguar si krim prej te tjereve.

Lajmi i djeshem per detyrimet fiskale te pranuara nga e njejta superfuqi nafte ka vendosur nje standard te ri; kam punuar e folur prej me shume se 5 vitesh per kete, ne nje kauze qe shumkush nuk e besonte e fare pak e etiketonin edhe si komuniste, madje deri ne senacen e te enjtes prej Berishes kjo. Por kjo Qeveri tani ka nje standard te ri dhe parate do shkojne ne buxhetin e shtetit.

Duhet te flasim per to,

pa patur friken e qefmbetjes se pronareve; me mire nje tavoline me pak me ta se sa te grisim te Majten duke heshtur per "miqte" tane.

Ne e kemi te shkallezuar sot tatimin mbi fitimet apo mbi kapitalin, por mes shkalleve ka tipologji biznesi qe favorizohen;

Po ua them sot,

eshte e pa pranueshme qe biznese sherbimi, te cilat operojne sot ne kushte monopoli prej kontratave qeveritare (te trasheguara) te paguajne vec 15% te fitimeve te tyre; po keshtu lojrat e fatit me ligjin e vjeter e te ri po te doni.

Shkallet duhet te bejne drejtesi fiskale per te gjithe dhe kjo eshte e majte!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse duket kaq i trembur Sali Berisha?
Meta udhëton drejt Prishtinës, takim natën me Veselin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.020076990127563
array(1) { ["section"]=> string(27) "keshtu-griset-e-majta-27048" }