“Kështu tifozët e City-t donin të më merrnin flamurin shqiptar”

Publikuar tek: sport, më 18:22 10-12-2015 “Kështu tifozët e City-t donin të më merrnin flamurin shqiptar”

Manchester City-Borussia Monchengladbach ishte një ndeshje spektakolare pasi prodhoi shumë emocione dhe gola (gjashtë të tillë). Përmbysja e “qytetarëve” të drejtuar nga Manuel Pellegrini 4-2 nga 1-2 i dha edhe kreun e renditjes skuadrës angleze.

Dhe, si në çdo stadium tjetër kur luhet Champions, disa shqiptarë që kanë ndjekur këtë takim kanë vendosur të marrin me vete edhe flamurin kuqezi, me shqiponjën dykrenore. Bëhet fjalë për Fatjonin dhe miqtë e tij, që jetojnë në Shefilld, por që s’kanë humbur rast për të parë edhe këtë sfidë. Madje, përpara saj, përshëndesin edhe Granit Xhakën, që e kthen po aq përzemërsisht mesazhin.

Por, ajo që ndodh është e turpshme më pas, sepse në pjesën e dytë, në sektorin kur ata qëndrojnë, pranë ultrasve të Manchester Cityt, disa persona i afrohen dhe tentojnë t’ia marrin flamurin.

Ja rrëfimi i Tonit për “Sport Ekspres”:

“Ishim duke mbajtur flamurin lart, teksa afrohen dy persona dhe tentojnë të na e marrin… Eshtë momenti kur Siti ka përmbysur sfidën 3-2 ndaj Gladabut. Tentoj me gjithë forcën që ta mbaj flamurin dhe në fund ia dal, teksa ndërhyjnë edhe rojet e sigurisë për të qetësuar situatën.

Pavarësisht se jemi në Angli dhe në një qytet të zhvilluar si Mançesteri, sërish episodet e racizmit janë kudo, duke nisur nga stadiumi. Sigurisht, nuk është kudo kështu, ashtu si nuk është njësoj tifozëria, pasi bëhet fjalë për atë ekstremiste. Ndoshta, fakti që kisha përshëndetur Xhakën mund t’i ketë nervozuar disi…”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shorti/ Delegacioni shqiptar niset drejt Parisit, ja kush na përfaqëson
Skënderbeu fiton dhe rimerr kreun »
Article Logic
Execution time: 0.0066862106323242
array(1) { ["section"]=> string(67) "keshtu-tifozet-e-city-t-donin-te-me-merrnin-flamurin-shqiptar-27456" }