“Këta e kanë dashur njëri-tjetrin, pastaj ndoshta janë urryer”, aktivisti publikon foton e prindërve dhe ndan rrëfimin personal

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:37 28-07-2016 “Këta e kanë dashur njëri-tjetrin, pastaj ndoshta janë urryer”, aktivisti publikon foton e prindërve dhe ndan rrëfimin personal

“Këta e kanë dashur njëri-tjetrin, pastaj ndoshta janë urryer”. Kështu shkruan aktivisti i LGBT Kristi Pinderi për këtë foto personale të prindërve të tij. Pinderi vetëm disa ditë më parë humbi të ëmën ndërsa sot zbulon edhe ekzistencën e kësaj fotografie bardh e zi.

“Ime më nuk ishte e përsosur. Deri vonë, deri shumë vonë, nuk arrija ta kuptoja se pse pasi u divorcua nga babai im, u kthye në shtëpinë e prindërve, në shtëpinë e gjyshit e të nënoçkës sime. Në vitet ’90-të, një shtëpi në Pogradec me dy pleq, një grua të divorcuar e një fëmijë, ishte një shtëpi që vuante financiarisht (por jo në dinjitet)”, shkruante në një letër aktivisti ndërsa fotografinë e komenton kështu:

“Disa foto kane nje fat te cuditshem, njesoj si njerezit... Nje kushurire e tim eti e kishte ruajtur.

Keta e kane dashur njeri tjetrin, pastaj ndoshta jane urryer. Por fotot jane te bukura per nje arsye: ato nuk ndryshojne me kalimin e viteve. Thelle ndjej qe edhe njerezit ndoshta nuk ndryshojne: keta te dy, per shembull, nuk ndryshuan kurre ne kokefortesine dhe karakterin e tyre te veshtire...”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26349711418152
array(1) { ["section"]=> string(129) "keta-e-kane-dashur-njeri-tjetrin-pastaj-ndoshta-jane-urryer-aktivisti-publikon-foton-e-prinderve-dhe-ndan-rrefimin-personal-47998" }