Këta janë lojtarët Kombëtares që mund t’i bashkohen Kosovës pas anëtarësimit në UEFA

Publikuar tek: sport, më 15:35 03-05-2016 Këta janë lojtarët Kombëtares që mund t’i bashkohen Kosovës pas anëtarësimit në UEFA

Kosova është bërë sot anëtarja e 55-të e UEFA-s, një vendim historik për shtetin më të ri në Europë dhe për të gjithë shqiptarët.

Megjithatë, debati i hapur prej vitesh tashmë është më aktual se kurrë. A do të largohen futbollistët shqiptarë me origjinë kosovare nga Kombëtarja kuqezi?

Zyrtarë të FSHF-së dhe FFK-së kanë theksuar disa herë se nuk do të ketë largime nga skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi, pasi numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në dy vendet  dhe nëpër botë është shumë i madh dhe ky do të jetë fokusi i Kosovës.

Gjithsesi, nuk është çudi që dikush prej lojtarëve të Kombëtares, për shkak edhe të konkurrencës brenda ekipit, mund të largohet për në Përfaqësuesen kosovare.

Janë 17 lojtarë nga Kosova që luajnë për Shqipërinë, ose janë thërritur të paktën një ndeshje në eleminatoret për Kampionatin Europian.

Portieri Etrit Berisha; mbrojtësit Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Armir Rrahmani; mesfushorët Migjen Basha, Amir Abrashi, Emir Lenjani, Burim Kukeli, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Herolind Shala, Milot Rashica, Alban Meha dhe Valdet Rama janë futbollistë që kanë lindur në Kosovë apo e kanë prejardhjen nga ky shtet.

Pjesa më e madhe e tyre kanë vend të padiskutueshëm në formacionin e parë të skuadrës shqiptare, çka e bën të vështirë të mendosh largimin e tyre.

Por, Kosova mund të shihet si një mundësi e shkëlqyer për Alban Mehën apo Valdet Ramën, dikur pjesë thelbësore e ekipit të De Biasi-t, por që tashmë nuk janë më në planet e tij.

Lëvizjet e mundshme të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës drejt skuadrës kosovare mund josh gjithashtu lojtarët e Kombëtares shqiptare për të luajtur në krah të Xherdan Shaqirit apo Granit Xhakës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një shtet mik votoi kundër Kosovës
Reagon edhe Xherdan Shaqiri për pranimin në UEFA, “mbytet” nga komentet e tifozëve »
Article Logic
Execution time: 0.021162033081055
array(1) { ["section"]=> string(90) "keta-jane-lojtaret-kombetares-qe-mund-t-i-bashkohen-kosoves-pas-anetaresimit-ne-uefa-39368" }