Këta pilotë janë të çmendur, shikoni si e fluturojnë avionin në zemër të uraganit “Matthew”

Publikuar tek: bota, më 16:27 07-10-2016 Këta pilotë janë të çmendur, shikoni si e fluturojnë avionin në zemër të uraganit “Matthew”

Të njohur si “Gjuajtësit e Uraganëve” këta pilotë duket se nuk i tremben as vdekjes kur marrin guximin për të fluturuar avionin e tyre në zemër të uraganit Matthew.

Ekuipazhi i Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), kanë kapur në kamera momentin kur kalojnë me avionin “WP-3D Orion” mes për mes uraganit të Kategorisë 4, raporton "Newsbomb.al".

Në pamjet shokuese duket se si avioni dridhet sikur të ishte një autobus që ecën në një rrugë me gropa, ndërsa erërat e forta që arrijnë shpejtësi deri në 250 kilometra në orë, duket sikur do thyejnë nga çasti në çast xhamin e avionit. Fatmirësisht ata arrijnë të dalin në anën tjetër.

Fluturimi i tyre është jo vetëm i guximshëm por edhe i rëndësishëm për mbledhjen e informacioneve rreth uraganit që pritet të godasë brigjet e Floridas. /Newsbomb.al/

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025754928588867
array(1) { ["section"]=> string(94) "keta-pilote-jane-te-cmendur-shikoni-si-e-fluturojne-avionin-ne-zemer-te-uraganit-matthew-55407" }