Këtë djalë shqiptar e ka zënë halli: Në qytetin tim s’ka asnjë Pokemon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:45 02-08-2016 Këtë djalë shqiptar e ka zënë halli: Në qytetin tim s’ka asnjë Pokemon

Loja Pokemon Go, përveç rreziqeve që ka si çdo gjë tjetër që përdoret pa kujdes, ka edhe anën e saj të mirë.

I vë njerëzit në lëvizje, i nxjerr të rinjtë nga shtëpia duke i nxitur të eksplorojnë vende të reja në qytetin e tyre si dhe të socializohen.

Por si i bëhet kur në qytetet shqiptare nuk ka asnjë Pokemon për të kapur? Një problem të tillë ka hasur edhe një i ri shqiptar i cili ankohet se në qytetin ku ai jeton nuk ka as Pokestop për të mbledhur bonuse dhe as Gym për të luftuar.

Por pse qytetet shqiptare nuk ofrojnë një terren të mirë për të luajtur Pokemon Go?

Kjo ndodh për shkak se  Pokemonët, Pokestop dhe Palestrat, që janë tre elementët kryesorë të lojës krijohen duke u bazuar në objekte dhe hapësira të ndryshme publike që ndodhen të regjistruara në hartat e Google.

Por të gjithë e dimë se qytetet shqiptare vuajnë për parqe, lulishte, shatërvane, vepra arti, instalacione, statuja, apo godina të ndryshme historike. Edhe në rastin kur qytetet kanë disa prej këtyre monumenteve, ato nuk janë të regjistruara në hartën e Google. Për këtë arsye aplikacioni Pokemon Go nuk i njeh dhe nuk ka se si t’i gjenerojë në brendësi të lojës.

Screhahahahaenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023087024688721
array(1) { ["section"]=> string(75) "kete-djale-shqiptar-e-ka-zene-halli-ne-qytetin-tim-s-ka-asnje-pokemon-48547" }