Këtë nuk e ka bërë më parë asnjë kryebashkiak

Publikuar tek: politike, më 07:00 20-08-2015 Këtë nuk e ka bërë më parë asnjë kryebashkiak

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka postuar një mesazh në profilin e tij në facebook në orët e para të mëngjesit.

“MOT I RËNDUAR: Stuhi të forta në TR, ju lutemi kufizoni lëvizjet në mëngjes gjer sa situata të normalizohet. Evitoni përrenjtë e lumenjtë në gjithë zonën e TR madhe. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Tel 0800 0888 për emergjencat @BashkiaTiranë”, shkruan Veliaj.

Një kryebashkiak që bën thirrje, në orën 7 të mëngjesit, të gjithë qytetarëve të Tiranës që të kenë kujdes dhe të ndimojnë të moshuarit në rast nevoje...duhet thënë, është diçka që rallë e dëgjojmë në politikën shqiptare.

Veliaj ka postuar edhe një numër për emergjencat “0800 0888”, që ndoshta janë të pakët ata qytetarë që kanë informacion se ekziston një numër i tillë. Duket se Veliaj e ka gjetur stilin e tij të veçantë në drejtimin e Bashkisë: Gjëra të vogla, por me domethënie të madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia prish gardhet e pallatit por nuk prek rrethimin e klinikës së Halim Kosovës
Petrit Vasili kritikon paketën fiskale: Nuk ishte vizionare »
Article Logic
Execution time: 0.020462036132812
array(1) { ["section"]=> string(51) "kete-nuk-e-ka-bere-me-pare-asnje-kryebashkiak-18764" }