Keti Bazhdari fillon fushatën në Shkodër, impenjohet për CATI Youth

Publikuar tek: politike, më 19:30 15-03-2015 Keti Bazhdari fillon fushatën në Shkodër, impenjohet për CATI Youth Nga profili i Keti Bazhdarit ne facebook

Keti Bazhdari duket se ka ditë që po organizohet në Shkodër për kandidimin. Ose më mirë të themi, e ka filluar fushatën pa u shpallur kandidaturat, të cilat sot u ndanë në zona. Ajo që u konkludua në takimin e sotëm Rama – Meta, është fakti se për Shkodrën, kandidatin do ta vendosë Partia Socialiste. 

Në faqen e saj në facebook, sipërmarrësja shkodrane ka hedhur disa foto të aktivitetit të djeshëm të 14 marsit në Shkodër. Bëhet fjalë për aktivitetet e fondacionit Cati Youth, ku biznesmenia, ka mbledhur të rinj, dhe i ka organizuar në aktivitete të ndryshme. Ata kanë veshur bluzat e kësaj organizate dhe më pas kanë qenë shumë aktivitete që kanë kulmuar me shëtitjet në liqenin e Shkodrës, apo edhe aktivitete në qendër rinore. Duket se Keti Bazhdari e ka nisur punën, madje ka parapëlqyer që këtë ta bëjë me rininë, dhe jo me sallat e mbushura të strukturave të Partisë Socialiste, të cilët do të dalin në terren për të kërkuar vota. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri përkujton “Gërdecin”: Sot një ditë e zezë për drejtësinë
24 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, harrojnë të gjithë, veç ambasadores »
Article Logic
Execution time: 0.020410060882568
array(1) { ["section"]=> string(71) "keti-bazhdari-fillon-fushaten-ne-shkoder-impenjohet-per-cati-youth-5983" }