Keti Bazhdari, kush është gruaja jashtë politikës- nga artistët, te gazetarët e jeta në çift

Publikuar tek: politike, më 12:30 02-04-2015 Keti Bazhdari, kush është gruaja jashtë politikës- nga artistët, te gazetarët e jeta në çift Keti Bazhdari

Duket se PS ka shmangur paragjykimet ndërsa ka propozuar Keti Bazhdarin si kandidaten e maxhorancës për të qenë pjesë e garës zgjedhore të qershorit për Bashkinë e Shkodrës.

Biznesmenia e sotme, njëkohësisht një ish e përndjekur politike, u angazhua shumë kohë më parë me PS, përpara zgjedhjeve të qershorit 2013. Por duket klanet politike brenda të majtës nuk e lanë të ngjitej në karrierë. Filloi të punojë fort, por e pati të vështirë të ecë.

Por Keti Bazhdari, nuk është vetëm një biznesmene e suksesshme. Nga një vëzhgim i shpejtë në profilin e saj në "Facebook", sheh se ka një jetë sociale aktive.

ketibazhdaripartneriok

Keti Bazhdari me bashkëshortin

I pëlqejnë pushimet, por i pëlqejnë edhe aventurat. Ketin, me bashkëshortin e saj, me të cilin është lidhur zyrtarisht këto dy vitet e fundit, sipas urimeve në facebook, e shohim në plazh, por e shohim edhe në mal.

Keti Bazhdari, shijon edhe ushqimet. Dhe fotot me ushqimin përpara, i ka postuar edhe në rrjetin social. Nuk është vetëm kaq, duket se ka miqësi dhe me gazetarët, siç e tregon kjo foto e postuar me gazetarin Mero Baze, kur shoqëronin për në Beograd nëntorin e kaluar, kryeministrin Rama, në takimin me autoritetet më të larta serbe.

ketibazhdarimerobazeokketibazhdarielhaidadaniok

Keti Bazhdari me Mero Bazen dhe Elhaida Danin

Por, ka edhe vlerësim për artistët. Keti Bazhdari nuk ka ngurruar të publikojë foton me këngëtaren Elhaida Dani, kur ajo kreu vizitën e parë në Shkodër, pasi kishte fituar “The voice of Italy”.

A ndalet këtu pasioni i Keti Bazhdarit? Jo. Në tipin e aventurës, e nxjerr edhe kjo foto, ku pozon në një motorr shumë profesional,  në një garë motorrësh, që nuk zhvillohet në Shqipëri.

Kështu, Ketin, shkodranët e njohin për pasionin për punën me biznesin e saj. Dhe pak për politikën. Nga vështrimi i fotove, vajza që kërkon të marrë frenat e Bashkisë së Shkodrës në dorë, ka një jetë personale të pasur dhe plot buzëqeshje.

ketibazhdariplazhok

Keti Bazhdari në plazh

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Guxholli: 500 milionë euro për matësat inteligjentë. Ministria: PD po shpif
KQZ: Qeverisja vendore nuk ka sjellë informacion për vend-votimet »
Article Logic
Execution time: 0.0043919086456299
array(1) { ["section"]=> string(94) "keti-bazhdari-kush-eshte-gruaja-jashte-politikes-nga-artistet-te-gazetaret-e-jeta-ne-cift-7631" }