Keti për Shkodrën, socialistja nxjerr sloganin ditën e shpalljes së kandidaturës së Ademit nga PD

Publikuar tek: politike, më 08:46 17-04-2015 Keti për Shkodrën, socialistja nxjerr sloganin ditën e shpalljes së kandidaturës së Ademit nga PD Slogani i Keti Bazhdarit ne nje takim per blegtorine e peshkimin ne Shkoder

“Keti për Shkodrën”. Duket se përfaqësuesja e PS për këtë qytet, e ka zgjedhur sloganin e saj për fushatën. Keti Bazhdari, ka vendosur në poster këtë slogan, një foto të saj, dhe në sfond qytetin e Shkodrës. 

Kandidatja e të majtës e bëri sot këtë prezantim, pikërisht në kohën që u zyrtarizua nga PD kandidatura e Voltana Ademit, deputetes e pedagoges që gëzon mbështetje të gjerë në radhët e demokratëve.

Përballë figurës së pedagoges, dhe në një zonë tradicionalisht të djathtë, tashmë të dërrmuar edhe nga sherret e brendshme të PS pas largimit të Tom Doshit, duket se Keti Bazhdari, vajza biznesmene që vjen nga shtresa e të përndjekurve, ka zgjedhur një slogan të thjeshtë, duke vënë në qendër të tij emrin e saj. Nëse do të ketë sukses, kjo do të shihet gjatë fushatës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhëndrri i Berishës: Për Veliajn edhe në PS thonë: Puuu sa para ka bërë mami i Erjonit
Besnik Aliaj kthen mendje, pas mbështetjes për Bojaxhiun i premton mbështetje rivalit Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.032232999801636
array(1) { ["section"]=> string(101) "keti-per-shkodren-socialistja-nxjerr-sloganin-diten-e-shpalljes-se-kandidatures-se-ademit-nga-pd-8961" }