Këto janë 10 super ushqimet që rinojnë lëkurën

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 14:30 13-05-2019 Këto janë 10 super ushqimet që rinojnë lëkurën Blerina e Florescenter

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Përveç trajtimeve të ndryshme estetike,  shumë të rëndësishme për lëkurën tonë, veçanërisht atë të fytyrës janë edhe frutat dhe perimet që ne konsumojmë. Ato, falë elementëve që përmbajnë janë në gjendje të ndryshojnë shumë cilësinë e lëkurës sonë, madje jo vetëm që ajo të ndjehet nga ne por të jetë edhe e dukshme. Stina në të cilën jemi aktualisht, sëbashku me verën janë dy stinët që prodhojnë frutat dhe perimet të cilat listohen gjithmonë si më të mirat për efeket e tyre në lëkurë. Më poshtë do të listojmë 10 -të prej tyre që duhet ti konsumojmë sa më shumë të mundemi përgjatë gjithë stinës së tyre:

Qershitë- konsiderone si tepër te fuqishëm për efektin e tyre diuretik, pra filtrues dhe pastrues të organizmit. E ndihmojnë trupin tonë të pastrohet nga të gjitha toksinat dhe nuk lejojnë që të bëhen skorje. Gjithashtu qershitë janë shumë të mira për të “luftuar” edhe efektin e këmbëve të fryra që mbajnë ujra. Ndaj këshillohen të konsumohen shumë edhe nga femrat që i ndjejnë këmbët e lodhura dhe të fryra kryesisht në orët e pasdites dhe darkës.

Pjepri-konsiderohet një bombë antioksidantësh, e cila e ndihmon lekurën e fytyrës që të pastrohet nga radikalet e lira dhe të stimulojë sa më shume prodhimin e qelizave të reja.

Pjeshkët- janë ndihmues shumë të mirë të tretjes dhe riaktivizojnë proçesin e shkarkimit të ujrave në trupin tonë. Ato janë një frut që përmbajnë pak kalori dhe shumë ujë dhe pikërisht për këtë arësye kanë nisur të futen gjerësisht tek dietat dobsuese.

Ananas-diuretik, freskues, dobsues, detoksifikues dhe plot me vitamina dhe kripëra minerale. Nuk duhet të mungojë tek asnjë nga dietat anticelulit, sepse ky frut është i pasur me një substanzë te shkëlqyer që njihet me emrin, bromelina, element i pranishëm thuajse tek të gjithë kremrat anticelulit. 

Kivi-janë ndihmues shumë të mirë të këmbëve të fryra sepse fale elementëve që përmban favorizon një qarkullim gjaku më të shpejtë. Veç kësaj kiëi njihet si një frut me shumë pak kalori dhe i tejmbushur në vitaminë C.

Borinicat- le të themi që të gjithë ne kemi dëgjuar për këtë minierë të artë me ngjyre blu të thellë. Ato favorizojnë mikroqarkullimin e gjakut, ç’ka tonifikon lëkurën dhe e mbron atë nga dëmtimet e kapilarëve apo venave të gjakut

Kungulli-futet tek lista e perimeve me më shumë ujë.  Përmbajnë shume kripëra minerale dhe janë shumë pak kalorike. Ndaj ato nuk duhet të mungojnë në gatimet e përditshme të tryezës suaj.

Karrotat- nëse i hani krudo, do të bëhen arma juaj më e mirë në luftën kurndër celulitit.  Sepse janë tepër antioksidues dhe e bëjnë lëkurën që të duket e lëmuar, kjo falë sasisë së lartë të betakarrotenit që përmbajnë.

Spinaqi- është një stimulues shumë i mirë i qarkullimit të mirë të gjakut. Ai është i mbushur me kalcium,magnezium,potasium dhe fosfor.

Selino-sasia e vitaminës  C që gjendet tek selinona e ndihmon shumë lëkurën të tonifikohet. Veç kësaj kjo perime përmban aq shumë potasium saqë është në gjendje të ndryshojë depozitat e sodiumit deri në nivelet qelizore. / Shkruar nga Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073120594024658
array(1) { ["section"]=> string(53) "keto-jane-10-super-ushqimet-qe-rinojne-lekuren-164121" }