Këto janë 30 sekondat që zhdukën dinozaurët

Publikuar tek: kulture-art, më 16:56 15-05-2017 Këto janë 30 sekondat që zhdukën dinozaurët

Rrjeti britanik BBC ka krijuar një dokumentar të ri mbi zhdukjen e dinozaurëve ku ka hedhur dritë mbi shkakun kryesor që ishte goditja e tokës nga asteroid jo shumë gjigant.

Por, ajo që BBC thekson si të rëndësishme është se nëse asteroidi do të kishte goditur tokën 30 sekonda më herët herët, ose 30 sekonda më vonë, pasojat mund të kishin qenë të tjera dhe ndoshta dinozaurët mund të kishin mbijetuar dhe si rezultat, njeriu mbase kurrë do të kishte qenë specia mbizotëruese e planetit dhe historia e Tokës do të kishte shkuar shumë më ndryshe.

Dokumentari, tregon se asteroidi goditi tokën rreth 66 milionë vite më parë rreth 36 km larg Gadishullit Jukatan në Meksikë, duke shkaktuar një krater prej 178 km të gjerë dhe rreth 32 km të thellë. Shkencëtarët mendojnë se shkëmbi që u godit ishte pasur elementë të shumtë të squfurit.

Goditja nga asteroidi bëri që shkëmbi të avullonte, duke e mbushur ajrime re pluhuri të ngjashme me atë të krijuara nga një shpërthim katastrofik vullkani. Kjo shkaktoi ftohjen e tokës pasi bllokoi depërtimin e diellit, duke shfarosur kështu shumicën e jetës në tokë. Dinozaurët që nuk u vranë nga tymi, u vranë nga mungesa e ushqimit.

Megjithatë, nëse asteroidi, i cili vlerësohet të ketë qenë rreth 14 km larg dhe që udhëtonte me një shpejtësi prej 40,000 mph, do të kishte ardhur disa sekona më herët ose më vonë mund të kishte përfunduar në ujërat e thella të oqeanit Atlanik ose Paqësor.

Kjo do të thotë se dëme do të ishin shumë më të vogla. Në vend të kësaj, efekti i ndikimit të asteroidit realitivisht të vogël u zmadhua në pasoja katastrofike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrahu dhe mbylli në garazh një person 4 vjet më parë, kapet nga policia i riu në Mallakastër (EMRI)
Ja si mund të shpëtoni kompjuterin tuaj nga viruset »
Article Logic
Execution time: 0.020446062088013
array(1) { ["section"]=> string(49) "keto-jane-30-sekondat-qe-zhduken-dinozauret-78710" }