Këto janë arsyet e zhvlersimit historik të euros

Publikuar tek: ekonomi, më 23:31 05-07-2017 Këto janë arsyet e zhvlersimit historik të euros

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, gjatë konferencës së sotme për shtyp, iu përgjigj edhe interesit për arsyet e zhvlerësimit të euros në treg duke argumentuar sipas tij arsyet që kanë sjellë këtë situatë.

Banka e Shqipërisë ndjek një regjim të lirë të kursit dhe sigurisht që ndërhyn në treg në ato raste kur parametrat kërkojnë ndërhyrje, tha guvernatori. BSH nuk gjykon që për momentin të ndërhyjë në treg. Sejko pohoi se ka pasur një vlerësim të lekut gjatë kësaj kohe. “Nga të dhënat që disponojmë ne kemi  një rritje të shkëmbimeve me jashtë dhe rrjedhimisht një rritje të ofertës në euro. Po kështu kemi pasur një rritje të fluksit të investimeve të huaja. Vetëm nga investimet e huaja direkte janë 174 milionë euro kurse eksportet e mallrave dhe shërbimet janë 163 milionë euro më shumë se një vit më parë, pra 232 milionë euro ofertë”.

“Ka një ofertë të madhe që është vërtetuar nga të dhënat tona. Po kështu ndikim ka pasur edhe pjesa e turizmit. Këto nuk shmangin edhe qarkullimin nga informaliteti por ne flasim mbi bazë të shifrave. Pritet që gjatë verës do të kemi një euro të dobët por kjo s’mund të parashikohet gjithsesi, por po i referohemi ciklit historik”, tha guvernatori.

Monedha e përbashkët ka filluar një tendencë të fortë zhvlerësimi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, duke rënë nga mesatarisht 139-140 lekë, ku kishte qëndruar për peroiudhën 2009-2015, në 134 lekë në fund të vitit të kaluar.//monitor//

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069959163665771
array(1) { ["section"]=> string(54) "keto-jane-arsyet-e-zhvlersimit-historik-te-euros-85160" }