Këto janë dokumentet për t’u pajisur me certifikatën e Rezidentit Tatimor dhe shmangien e Taksimit të Dyfishtë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:17 19-12-2017 Këto janë dokumentet për t’u pajisur me certifikatën e Rezidentit Tatimor dhe shmangien e Taksimit të Dyfishtë

Tatimpaguesit dhe individët për t’u pajisur me certifikatë rezidenti tatimor, vërtetim për pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim për të ardhurat që jo-rezidentët kanë përfituar me burim në Republikën e Shqipërisë si dhe për të aplikuar për shmangien e taksimit të dyfishtë kërkesën e tyre me shkrim duhet ta depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria e Marrëdhënieve dhe Koordinimit Ndërinstitucional.

I) Certifikatë Rezidenti Tatimor

Dokumentacioni që kërkohet për t’u pajisur me certifikatë rezidenti tatimor është për:

1)           Tatimpaguesin:

  •  Kërkesa me shkrim, ku specifikohet viti , shteti dhe arsyeja për të cilën kërkohet certifikata.

2)           Individin:

  •  Kërkesa me shkrim, ku specifikohet viti , shteti dhe arsyeja për të cilën kërkohet certifikata;
  •  Vërtetim i banesës së përhershme (kopje e aktit të pronësisë së banesës, kopje e kontratës së qerasë ose vërtetim banese nga njësia administrative ku banon);
  •  Qendra e interesave jetike (interesat personale dhe ekonomike). Personi vetdeklaron në lidhje me interesat e tij jetike dhe i bashkëlidh kërkesës një kopje të dokumentacionit që provon deklarimin e tij. Nëse personi është shtetas i huaj, por rezident për qëllime tatimore në Shqipëri, ai deklaron se interesat e tij familjare janë të lidhura me Shqipërinë, pasi familja e tij jeton në Shqipëri dhe ai punon në Shqipëri (ka biznes apo është i punësuar).
  •  Kohë-qendrimi në Republikën e Shqipërisë (shkresë nga D.P.P.SH, me të dhënat e hyrje-daljeve kufitare nga sistemi TIMS).

II) Vërtetim për shmangien e Taksimit të Dyfishtë

Për të aplikuar për shmangien e taksimit të dyfishtë kërkohet të paraqitet dokumentacioni si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim;
  •  Formulari i aplikimit të marrëveshjes (origjinal, i nënshkruar nga përfituesi i të ardhurave dhe autoriteti tatimor ku ai është rezident);
  • Fotokopje e faturave;
  •  Kopje e   njehsuar   me   origjinalin   në   shqip   e kontratës ndërmjet dy palëve.

Nuk është e detyrueshme depozitimi  i kontratës, nëse ajo është depozituar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë rast tatimpaguesi informon për referencat e shkresës së depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Nëse nuk ka kontratë ndërmjet palëve, tatimpaguesi duhet të informojë në kërkesën e tij rreth fakteve të mëposhtme:

  • Lloji i shërbimit të ofruar;
  • Kohëzgjatja e këtij shërbimi;
  • Mënyra e ofrimit të shërbimit (online, on site);
  •  Nëse për ofrimin e shërbimit ka prezencë fizike në territorin e Republikës së Shqipërisë, të përcaktohet saktësisht kjo e fundit;
  •  Të ndahen  pagesat  për  të  drejtat e  përdorimit, markat tregtare, licencat etj., në   furnizimet e përziera (shërbim dhe pagesa për honorare).

III)  Vërtetim për pagesën e Tatimit të Thjeshtuar në Burim për të  ardhurat  që jo-rezidentët  kanë përfituar me burim në Republikën e Shqipërisë

Dokumentacioni i kërkuar për t’u pajisur me vërtetim për pagesën e Tatimit të Thjeshtuar në Burim  është:

    Kërkesë me shkrim, ku të specifikohet:

  •  Emri dhe Nipt-i  i  tatimpaguesit  që  ka mbajtur tatimin në burim;
  •  Tatimpaguesi jo-rezident, numri i tij i identifikimit për qëllime tatimore, rezidenca;
  •  Vlera e faturave të lëshuara, periudha për të cilën janë lëshuar këto fatura si dhe Tatimi i Mbajtur në Burim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024565935134888
array(1) { ["section"]=> string(117) "keto-jane-dokumentet-per-t-u-pajisur-me-certifikaten-e-rezidentit-tatimor-dhe-shmangien-e-taksimit-te-dyfishte-103640" }