Këto janë investimet që merr përsipër koncesionari në Rrugën e Kombit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:39 02-04-2018 Këto janë investimet që merr përsipër koncesionari në Rrugën e Kombit Rruga e Kombit

Sipas kontratës, koncesionari në Rrugën e Kombit parashikohet të kryejë një vlerë investimi prej 262 milion Euro.

Prej tyre, kosto totale e investimit për punime ndërtimi për 30 vjet shkon 100 milion euro.

Këto investime ndër më kryesoret shpërndahen:

 -Përgatitja projektit

 -Stabilizimi i skarpatave

 -Ndërtimi i sheshit TOLL

 -Rrethimi

-Ndriçimi i kryqëzimeve ekzistuese

-Ura e re mbi Drin

-Ndërtimi i 7 kryqëzimeve

-Masa korrigjuese në urat ekzistuese

-Ndërtim mbikalimi për këmbësorë në Kukës dhe qendra e kontrollit e sinjalistikës.

*Në 4 vitet e para do të investohen nga koncesionari rreth 45 milionë euro, pa TVSH. Për punimet e rehabilitimit në autostradë dhe tunel, përveç sa më lart, në periudhën nga viti i 5 deri në vitin e 30, janë parashikuar të investohen edhe rreth 54 milionë euro.

Ndërkohë që puna ka filluar dhe do të investohet për mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës dhe tunelit, kostoja e investimit është rreth 160 milionë euro. Në këtë zë përfshihet mirëmbajtja rutinë, dimërore e autostradës dhe tunelit/ ATA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10936284065247
array(1) { ["section"]=> string(76) "keto-jane-investimet-qe-merr-persiper-koncesionari-ne-rrugen-e-kombit-115409" }