Këto janë shenjat e horoskopit të prirura për divorc gjatë këtij viti

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:28 09-01-2017 Këto janë shenjat e horoskopit të prirura për divorc gjatë këtij viti

“Deri sa vdekja të na ndajë” ky është premtimi që partnerët i bëjnë njëri-tjetrit në ditën e kurorëzimit të marëdhënies së tyre.

Por, jo gjithmonë gjërat shkojnë siç mund të jenë parashikuar dhe sipas horoskopit disa shenja kanë më shumë shanse për divorc gjatë këtij viti.

Sipas horoskopit shenja e Peshores, Virgjëreshës dhe Demit janë tre shenjat më të rrezikuara gjatë 2017-ës.

DEMI

Shenja e Demit është ndër shenjat tokësore që cilësohet si ndër shenjat që është shumë e lehtë t’i tërheqë vëmendjen gjinisë së kundërt dhe sipas horoskopit para martesës kanë shumë lidhje dhe aventura.
Demat janë shpirtmirë dhe bëjnë çdo gjë për personat që duan, por sapo të kalojë pak kohë pas ceremonisë së dasmës, partneri tregon fytyrën e vet të vërtetë.

Krahas kësaj, Demi ka problem me xhelozinë dhe sulme të papritura dhe nuk dëshiron që të interesohen të tjerët për partneren e tij.
Nëse personi me të cilin është në martesë tregon që mund të funksionojë edhe pa të do të lindë mburrja e tepruar dhe do të fillojë të çojë në inat, gjë që mund të çojë edhe në dis’harmoni të mëdha. Nëse Demi sheh që martesa është e luhatur, do të bëjë çdo gjë që është në dorën e tij për t’i përmirësuar gjërat. Megjithatë, kur e kupton që nuk e lidh më asgjë me atë person, vlerëson jashtëzakonisht veten dhe nuk lejon që ta shkelin.

VIRGJËRESHA


Pjesëtarët e kësaj shenje tokësore pa dyshim dëshirojnë që jenë në qendër të vëmendjes. Ata janë gazmorë  dhe kur njohin personin me të cilin vërtet dëshirojnë të krijojnë lidhje bëjnë  sikur nuk i vërejnë magësitë e palës tjetër dhe e transformojnë partnerin e tyre sipas dëshirës.
Por, pas një periudhe kur përpiqen që maksimalisht të kënaqin palën tjetër, në sipërfaqe do të dalin të gjitha ato mangësi të partnerit para të cilave do t’i ‘mbyllë sytë’.

Kur marrëdhëniet bashkëshortore nuk shkojnë ashtu siç duhet, shpesh Virgjëresha është i prirur për lidhje jashtëmartesoredhe nuk humb kohë dhe gjen partnerin e ri. Edhe pse në shikim të parë ajo lidhja e re pikërisht është si aventurë, ajo edhe nga kjo do të provojë të krijojë lidhje serioze dhe sa më parë të hyjë në ujëra martesore.

PESHORJA

Peshoret shpesh janë diku midis qiellit dhe tokës, midis dëshirave dhe mundësive vetjake, madje edhe nëse janë të vetëdijshme që mund të gjejnë më të mirë, ato zgjedhinpër martesë person i cili sipas aftësive intelektuale dhe aftësive të tjera nuk u përshtatet mjaftueshëm.
Është në natyrën e tyre që të jenë të pavendosur dhe që vazhdimisht mendojnë se mund të bëjnë diçka më mirë, por kjo nevrikos pa masë palën tjetër.

Kur kuptojnë që martesa e tyre nuk shkon ashtu siç kanë menduar, pjesëtari i kësaj shenje përpiqet që zgjidhjen e këtij problemi ta shtyjë për më vonë dhe përpiqet që të njohë një person tjetër të gjinisë së kundërt i cili vërtetë do ta kuptojë.
Nga martesa kryesisht ikin në sajë të marrëveshjes me partnerin i cili është i vetëdijshëm që emocionet kanë humbur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025638103485107
array(1) { ["section"]=> string(75) "keto-jane-shenjat-e-horoskopit-te-prirura-per-divorc-gjate-ketij-viti-65019" }