Këto janë shtetet me nivel jetese dhe lumturie më të lartë në botë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:57 30-10-2016 Këto janë shtetet me nivel jetese dhe lumturie më të lartë në botë

Organizata jofitimprurëse “Social Progress Imperative” ka publikuar një listë me 19 vendet, që sipas saj kanë nivelin më të lartë të jetesës.

Në raportin e kësaj organizate vihet re që dominojnë vendet Skandinave, të cilët kanë një nivel më të lartë jetese sesa shtetet lider, si SHBA-ja apo Gjermania.

Organizata në realizimin e studimit është bazuar në këto tre elementë:

-Nevojat themelore të njeriut si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe infrastruktura;

-Mirëqenia, e cila përfshin arsimin, qasjen ndaj teknologjisë dhe jetëgjatësia;

-Mundësitë, ku përfshihen të drejtat personale, liria e zgjedhjes dhe toleranca e përgjithshme.

Secili prej shteteve ka edhe pikët përkatëse. Vlerësimi për vendet është deri në 100 pikë.

Më poshtë janë 19-të vendet me nivelin më të lartë të jetesës, nisur nga shteti i fundit në listë. Krahas vendeve janë shënuar edhe vlerësimet përkatëse.

 Tre shtetet me nivel më të lartë jetese janë Finlanda, Danimarka dhe Kanadaja.

19. SHBA (84.62 )

18. Francë (84.79 )

17. Spanjë (85.88)

16. Belgjikë (86.19)

15. Gjermani (86.42)

14. Japoni (86.54)

13. Austri (86.60)

12. Irlandë (87.94)

11. Zelandë e Re (88.45)

10. Islandë (88.45)

9. Britani e Madhe (88.58)

8. Holandë (88.65)

7. Norvegji (88.70)

6. Suedi (88.80)

5. Zvicër (88.87)

4. Australi (89.13)

3. Danimarkë (89.39)

2. Kanada (89.49)

1. Finlandë (90.09)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072090625762939
array(1) { ["section"]=> string(72) "keto-jane-shtetet-me-nivel-jetese-dhe-lumturie-me-te-larte-ne-bote-57848" }