Këto janë skuadrat e kualifikuara direkt në Euro2016, Hollanda jashtë Europës

Publikuar tek: sport, më 22:47 13-10-2015 Këto janë skuadrat e kualifikuara direkt në Euro2016, Hollanda jashtë Europës

Me ndeshjet e luajtura sot, kemi mësuar se cilat janë skuadrat e kualifikuar direkt për në Euro 2016 dhe cilat do të luajnë në fazën e play-off.

Por kampionati europian që do të zhvillohet në Francë vitin tjetër, ka shfaqur surprizat e para. Hollanda është jashtë Europës. Tulipanëve u mjaftonin tre pikë mbrëmjen e sotme kundër Çekisë dhe të shpresonin se Turqia nuk do fitonte kundër Islandës, për të siguruar fazën e play-off, por kjo nuk ndodhi.

Hollanda u mposht nga çekët me rezultatin 2-3, ndërkohë që miqtë luajtën një pjesë të konsiderueshme loje me 10 lojtarë në fushë, ndërsa Turqia tirumfoi në shtëpinë e saj me rezultatin 1-0.

Skuadra e kualifikuara direkt në Euro2016:

Çekia, Islanda, Turqia* - Grupi A

Belgjika, Uellsi - Grupi B

Spanja, Sllovakia - Grupi C

Gjermania, Polonia - Grupi D

Anglia, Zvicra - Grupi E

Irlanda e Veriut, Romania - Grupi F

Austria, Rusia - Grupi G

Italia, Kroacia - Grupi H

Portugalia, Shqipëria - Grupi I

Turqia kualifikohet si e treta më e mirë ndërsa Hungaria, Ukraina, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Irlanda, Bosnje e Hercegovina dhe Sllovenia luajnë në “play-off”.

Ndeshjet e luajtura sot:

Lexo edhe: “Andi Lila show”, kjo intervistë do ju shkrijë së qeshuri (Video)

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12-0 humbja më e madhe e kuq e zinjve në histori, viti 2002 i tmerrshëm për Kombëtaren
Në Kosovë presin Kombëtaren, FSHF: Vonesa jo prej situatës politike »
Article Logic
Execution time: 0.080763816833496
array(1) { ["section"]=> string(82) "keto-jane-skuadrat-e-kualifikuara-direkt-ne-euro2016-hollanda-jashte-europes-23058" }