Këto janë VIP-at që kanë prezantuar “Festivalin e Këngës” 10 vitet e fundit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:43 23-12-2016 Këto janë VIP-at që kanë prezantuar “Festivalin e Këngës” 10 vitet e fundit

Festivali është një aktivitet edhe argëtues, edhe pse boshti qendror do të mbeten gjithmonë këngët. Megjithatë kjo nuk ka ndaluar në asnjë kohë, interesin e veçantë për të ftuarit apo prezantuesit. Njerëzit që zgjidhen për të drejtuar Festivalin e Këngës kanë qenë gjithmonë një çështje që ka zgjuar interes, pasi janë mësuar emrat, kanë nisur pritshmëritë dhe të nesërmen e mbrëmjes së tyre të parë, kanë vërshuar notat e spektatorëve.

Ne e dimë që është një detyrë aspak e lehtë të drejtosh një eveniment si ky. E dimë që askush nuk mund të jetë i përkryer. Megjithatë në fund të një festivali, ne ndahemi me një përshtypje, si për këngët dhe për prezantuesit. Disa i harrojmë me kalimin e viteve dhe disa na ngelen në kujtesë.

Disa rikthehen, ndërsa disa e kanë pasur një ngjarje unike deri tani. Ne kemi zgjedhur 10 Festivalet e fundit, vite kur ndoshta interesi ndaj këtij festivali edhe ka rënë pak, por nëse i keni ndjekur rregullisht, nuk do e keni të vështirë të kujtoheni. 10 vjet më parë, fiks në pikën kur nis dhjetëvjeçari i fundit i Festivaleve, ky aktivitet i rëndësishëm muzikor është prezantuar po nga Ledina Çelo, në atë kohë me Adi Krastën, hera e fundit që Adi ka prezantuar një Festival dhe ndoshta më mirë për prezantuesit më të rinj që ai mungon në këtë listë ashtu si dhe shumë emra të dëgjuar të skenës. Do të gjeni megjithatë shumë të tjerë të njohur. Zgjidhni ata që gjykoni zgjedhjen më të mirë në prezantim.

2016 -Kasem Hoxha dhe Ledina Çelo

2015 -Pandi Laço dhe Blerta Tafani

2014 -Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu

2013 -Enkel Demi, Xhesika Berberi, Marinela Meta & Klea Huta

2012 -Enkel Demi dhe Floriana Garo

2011 -Hygerta Sako, Enkeleida Zeko dhe Nik Xhelilaj

2010 -Jonida Maliqi, Josif Gjipali & Mirela Naska

2009 -Alban Skënderaj & Miriam Cani

2008 -Elsa Lila, Julian Deda & Gentian Zenelaj

2007 -Pirro Çako dhe Elsa Lila  /Class/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043386936187744
array(1) { ["section"]=> string(79) "keto-jane-vip-at-qe-kane-prezantuar-festivalin-e-kenges-10-vitet-e-fundit-63573" }