Këto parashikohen të jenë çmimet e biletave në “Loro Boriçi” për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Publikuar tek: sport, më 16:20 13-09-2016 Këto parashikohen të jenë çmimet e biletave në “Loro Boriçi” për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Kosova do të zhvillojë takimin e parë si vendas në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2016” kundër një ekipi me peshë si Kroacia.

Takimi do të luhet në Shkodër në stadiumin "Loro Boriçi" më 6 tetor, derisa shumë shpejtë pritet të dalin në shitje edhe biletat.

Gazeta Olle mëson se çmimi më i lirë i tyre pritet të jetë 10 euro për tribunat pas portave. 20 euro do të jenë çmimet për tribunën lindore dhe 55 euro për pjesën VIP.

Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur nga FFK çmimi i biletave, por të dielën, sekretari i FFK-s, Eroll Salihu tha në RTK se çmimi do të jetë përafërsisht i ngjashëm me ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hiqen stolat në “Elbasan Arena”, drejtori i stadiumit sqaron situatën
Mbyllen takimet e para të Champions League, rikthehet "tërmeti" MSN te Barcelona »
Article Logic
Execution time: 0.02229905128479
array(1) { ["section"]=> string(91) "keto-parashikohen-te-jene-cmimet-e-biletave-ne-loro-borici-per-ndeshjen-kosove-kroaci-52790" }