Këto vargje do t’ju thyejnë zemrën, gazetari i njohur i shkruan birit të tij që iku në lule të jetës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:10 21-01-2017 Këto vargje do t’ju thyejnë zemrën, gazetari i njohur i shkruan birit të tij që iku në lule të jetës

Gazetari Dashamir Dini, babai i talentit Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor të disa muajve më parë, shkruan disa vargje që kanë prekur këdo që i ka lexuar.

Asgjë nuk mund ta ngushëllojë babain e të ndjerit që gjithsesi gjen forcë dhe dhimbjen e tij e kthen në vargje.

“ELEGJI PËR TIM BIR.

        ERGIT

Në torten e ditelindjes

nena i shkruajti lutje Zotit,

edhe per 100 vite te tjera per Ty,Bir...

...por yjet

lindkan

për te ndriçuar qiejte.

Ç't'i them kitarres tënde

me tela ylberesh,

qe pret gishtat prej flladi

per ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!

Ç't'i them heshtjes,

që pret te zgjohet

me magjija e zërit tënd?!

Ne dhomen ku flije TI,me endrrat,

hidherimi

përgjak këmbët

duke shkelur

mbi copat e thyera te zemrave tona.

...oh sa te ngjet dielli,Biri im!

Dikur,

nuk besoja në krijesat e shënjta!

...se ende nuk të njihja Ty.”

arg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026268005371094
array(1) { ["section"]=> string(105) "keto-vargje-do-t-ju-thyejne-zemren-gazetari-i-njohur-i-shkruan-birit-te-tij-qe-iku-ne-lule-te-jetes-66192" }