Këto VIP-set të trashin fare...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:23 30-01-2015 Këto VIP-set të trashin fare... Lori Hoxha

Që jemi popull qejfli, kjo s'ka pikën e dyshimit. Edhe që qejfi paguhet, e dimë të gjithë....Ajo që nuk dimë ne është; me çfarë e paguajnë VIP-at tanë gjithë këtë qejf.

"Facebook-u" dhe "Instagram-i" gëlojnë nga fotot që ndajnë personazhet për ndjekësit e tyre. Herë me makina luksoze, herë në restorante që "ne të tjerët" as emrin nuk ja artikulojmë dot, herë nëpër qendrat tregëtare më në zë të modës, herë me pushime në vendet ekzotike...

E meqë jemi te pushimet e vendeve ekzotike, kur shoh fotot e VIP-ave tanë më ngatërrohen stinët. Harroj fare qe këtu bie shi, ngaqë atje shoh vetëm diell, det, jahte... Madje, harroj dhe që jetoj në Shqipëri dhe këto "historitë" se jemi ende një vend në zhvillim, më duken të gjitha broçkulla.

Se mos dëgjoj ndonjë nga ju të thotë se artistët janë të varfër se, nëse këta VIP-at tanë mund të quhen artistë, atëherë, ne ja kemi hedhur vendeve të Botës së Tretë.

Ne jemi të "botës së qefit" or miq!

A.M

Armina Mevlani

 

Bleona Qerreti

 

Morena Taraku

 

Postimi i Enca Haxhisë për udhëtimin me avion

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16144800186157
array(1) { ["section"]=> string(33) "keto-vip-set-te-trashin-fare-1907" }