KF Tirana kundër vendimit të Disiplinës: Absurd, do e apelojmë

Publikuar tek: sport, më 19:55 06-05-2016 KF Tirana kundër vendimit të Disiplinës: Absurd, do e apelojmë Stolat në stadiumin \"Selman Stërmasi\" të dëmtuar nga tifozët e Partizanit

KF Tirana ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në FSHF për të dënuar tifozerinë kryeqytetase me 8 ndeshje jashtë stadiumit.

Rekordmenët e Shqipërisë e konsiderojnë vendimin absurd dhe të papranueshëm për faktin se asnjë nga incidentet e ndodhur pas përfundimit të derbit kundër Partizanit, nuk erdhi nga shkallët ku qëndronte tifozeria vendase. Tirana ka paralajmëruar apelimin e vendimit të marrë sot nga Disiplina.

Reagimi i KF Tiranës:

Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur sot te denoje KF Tiranen te luaje ne tete ndeshjet e rradhes brenda dhe jashte kryeqytetit pa pranine e tifozeve. Gjithashtu Komisioni i Disiplines ka denuar sot me 10 ndeshje pezullim drejtorin sportiv Devi Muka dhe ndalimin e drejtorit te pergjithshem Sajmir Shehri te futet ne stadium, shto ketu dhe 5 milione leke (te vjetra) gjobe. Disiplina ka denuar me vetem 2 milione leke (te vjetra) klubin kundershtar dhe me detyrimin per te shlyer demin e shkaktuar ne stadiumin “Selman Stermasi”, mase e cila eshte teresisht e papranueshme duke patur parasysh incidentet qe krijuan tifozet kundershtar ne sektorin e vendosur dhe demin e shkaktuar aty ne menyre te perseritur. KF Tirana e konsideron absurde perjashtimin e tifozeve bardheblu nga stadiumi per tete ndeshjet e rradhes. Tifozet jane treguar korrekt pergjate gjithe ndeshjes, ndryshe nga cfare kane bere tifozet kundershtar te padenuar nga Disiplina. KF Tirana do te apeloj kete vendim dhe do te kerkoj denimin e tifozeve qe shkaterruan stadiumin “Selman Stermasi” dhe jo perjashtimin e tifozeve qe respektuan prej fillimit e deri ne fund ndeshjen e luajtur me date 4 Maj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rasti skandaloz, ndeshja e 12 vjeçarëve ndërpritet si rezultat i dhunës
Humbje e madhe për Europianin, talenti italian i nënshtrohet operacionit »
Article Logic
Execution time: 0.017983198165894
array(1) { ["section"]=> string(66) "kf-tirana-kunder-vendimit-te-disiplines-absurd-do-e-apelojme-39716" }