‘Kiço Blushi ecte vetë, por edhe Ben Blushi ecte po vetë’

Publikuar tek: kulture-art, më 12:27 23-08-2018 ‘Kiço Blushi ecte vetë, por edhe Ben Blushi ecte po vetë’

Nga Roland Qafoku:

Kiço Blushi ecte vetë

“Silli lekët këtu. Vetëm në Paris blihen lule. Në Shqipëri i hanë gomerët”(Konvert në vitin 1936).

“Nëse ti ke mbeturina mikroborgjeze unë të godas. Unë dua të fejohem. Do të fejohesh? Shumë bukur (Çifti i lumtur).

“Prit kaliii. Kali është i xhaxhi Thomait. Ik moj tullumbace: (Beni ecën vetë).

Sa e ke orën o shok? Po ti e di që unë nuk kam orë. Po ti më përgjon mua dhe mamanë kur bisedojmë? Jo o babi. Unë i mbyll veshët por ju flisni me zë të lartë, sidomos mamaja”. (Në shtëpinë tonë)

Shqipëria të bëhet e mosvarme. (Nëntori i dytë)

Këto janë disa batuta të dala nga gojët e aktorëve më në zë shqiptarë në filmat respeëktivë të shënuar në kllapa. Por pak, për të mos thënë aspak, e dinë që më parë ato janë shkruar nga dikush dhe aktorët thjesht kanë lexuar fjalët e tij. Autori i këtyre frazave dhe baturave është Kiço Blushi. Sot, skenaristi dhe romancieri, por edhe një nga njohësit më të mirë të historisë së letërsisë shqipe dhe më gjerë ka 75 vjetorin e lindjes. Unë kam patur fatin të bashëpunoj prej shumë vitesh me profesor Kiçon. Me analiza dhe komentet e tij asnjëherë bardhë e zi por therëse dhe shpotitëse, me batuta dhe fraza plot kolorit, i jepte gazetës që unë drejtoja vlerë të shtuar. Por kam patur fatin gjithashtu të punoja me të për disa kohë, ai si kryeredaktor I gazetëes “Koha Jonë” dhe unë zëvendës i tij. Për mua ka qenë fat që e kam njohur atë njeri, me erudicion të veçantë, me një kulturë gjuhësorre që rrallë kush e ka dhe mbi të gjithë një mjeshtër i frazës.

Kjo është një foto e vitit 2001 në një mbledhje ceremoni të gazetës “Koha Jonë”. Miq të vjetër me botuesin Nikollë Lesi, Kiço Blushi është duke folur për mbarëvajtjen e gazetës. Nuk do harroj kurrë gjithçka që ai rrezantonte por më shumë se çdo gjë tjetër batutat plot shpoti të tipit “këtu lulet i hanë gomerët”. Aq sa në një nga fjalimet e tij për median shqiptare lëshoi frazën unikale: Në Shqipëri ka vetëm një liri. Ajo është liri censure. Vërtetë e jashtëzakonshme. Por fakti që I biri Beni u bë një figurë qendrore në media dhe politikë kurrë nuk e “shqetësoi” professor Kiçon. Të dy ishin gazetarë. Të dy ishin shkrimtarë. Të dy u bënë deputetë dhe të dy mbajnë një emër që i njohin të gjithë. Por në çdo situatë unë kurrë nuk I kam parë të “ngatërrohen” me njëri-tjetrin. Ishte një marrëdhënie krejt e veçantë at e bir. Kiço Blushi ecte vetë, por edhe Ben Blushi ecte po vetë. Urime profesor Kiço! Ta gëzosh ditëlindjen dhe me jetë të gjatë. Faleminderit për gjithçka që na mësoje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mos e humbisni! Dita përfundimtare e festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar 'Anibar'
Miqësia e panjohur e Enver Hoxhës me miliarderin e biskotave, shefin e misionit anglez (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.032099008560181
array(1) { ["section"]=> string(61) "kico-blushi-ecte-vete-por-edhe-ben-blushi-ecte-po-vete-131925" }