Kida dhe Xhensila bëhen bashkë, së shpejti videoklipi i ri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:44 28-12-2015 Kida dhe Xhensila bëhen bashkë, së shpejti videoklipi i ri

Kida dhe Xhensila Myrtezaj së shpejti do të vinë me projektin e tyre më të ri.

Këngëtaret e famshme kanë bashkuar forcat për të sjell një këngë së bashku duke ardhur me një risi në bashkëpunimet që kohëve të fundit ishin zakonisht mes një mashkull dhe femre.

Duke dashur që detajet rreth këtij projekti të mbesin befasi për fansat e tyre, Kida për Telegrafin zbuloi se kënga do të publikohet që në fillim të vitit 2016.

Ky krijim muzikor do të vijë vetëm pak kohë pasi Kida ka publikuar këngën e saj solo “Ski ide”, e cila u mirëprit mjaft mirë nga fansat e saj.

Ndërsa për Xhensilën ky është bashkëpunimi i dytë me një anëtar të “On Records”, pasi gjatë verës solli bashkëpunimin me reperin Mozzik, këngë kjo e cila u përcoll me disa probleme në kanalin “Youtube” por arriti pëlqyeshmërinë e publikut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022264957427979
array(1) { ["section"]=> string(63) "kida-dhe-xhensila-behen-bashke-se-shpejti-videoklipi-i-ri-28744" }