Kida e shqetësuar për mënyrën se si fansat i shprehin dashurinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:31 02-11-2015 Kida e shqetësuar për mënyrën se si fansat i shprehin dashurinë

Këngëtarja Kida, që këtë verë ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, ka arritur shifrën e 200 mijë ndjekësve në instagram, një shifër e konsiderueshme kjo për një këngëtare shqiptare.

Megjithatë, Kida ka shprehur shqetësimin e saj se si fansa shprehin dashurinë ndaj saj. Ajo ka kërkuar nga ata që të mos lëndojnë veten si në rastet që tregohen në foto.  

“Fillimisht faleminderit për dashurinë dhe respektin që keni ndaj meje por ju kisha lut që mos të bëni gjëra të tilla në dëm të shendetit tuaj, ka plotë menyra të tjera që ta shprehni dashurinë tuaj ndaj meje gjë që e vlerësoj shumë”, shkruan Kida.

kida.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066900253295898
array(1) { ["section"]=> string(69) "kida-e-shqetesuar-per-menyren-se-si-fansat-i-shprehin-dashurine-24528" }