Kika flet për “Miss dhe Mister Pornostar”, tregon se si i ka ofruar seks Arjan Çanit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:09 16-01-2016 Kika flet për “Miss dhe Mister Pornostar”, tregon se si i ka ofruar seks Arjan Çanit

Kika i "Big Brother 8" vjen me një risi këtë herë. Ka vendosur të tronditë opinionin publik duke organizuar për herë të parë Miss & Mister Pornostar. Ka zgjedhur Vlorën dhe ditën e Pavarësisë së Kosovës për të nisur këtë kompeticion që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Në këtë intervistë për "Bluetooth", Kika na ka treguar se çfarë do të përmbajë ky spektakël.

"Pse jo do të ketë shfaqie seksuale edhe mes gjinive të njëjta", ka habitur ish-banori i "Big Brother"-it. Ndër të tjera na rrëfen se ka zgjedhur Çanin si kryetar jurie, si njeri pro seksit. Në fund nuk harron të tregojë edhe detaje intime për disa nga ishbanorët e "Big Brother".

Vini me një risi Miss & Mister Pornostar, si ju erdhi kjo ide?

Risia çdo herë është aty ku është emri im Kika. Ideja ishte që të sjell diçka ndryshe që të sjell diçka më provokative dhe të shoh sa po mirëpritet.

Çfarë është për Kikën Miss& Mister Pornostar?

Për mua Miss & Mister porno do të thotë ikona e seksit në të shfryrë të ndjenjave.

Përse zgjodhët Shqipërinë, Vlorën, dhe jo Kosovën për këtë event?

Është e vërtet që unë vij nga Kosova, por unë të qenurit shou man e mora nga Shqipëria, nga djepi traditës dhe kulturës dhe se unë preka dy shtete. Vlorën e Ismail Qemalit dhe 17 shkurtin e Kosovës, kjo për tu treguar njerëzve që edhe Ismail Qemali dhe pushtetarët kosovarë erdhën në këtë botë nga fryti seksual, nga pozicionet e bukura seksuale që prindërit e tyre i bënë në atë kohë.

Si i keni përzgjedhur konkurrentët?

Konkurrentët i kam zgjedhur të bazë të talentit të tyre për seksin. I kemi testuar personalisht e jam marrë me këtë çështje dhe mendoj se do ta djegim mbrëmjen.

Flisni për porno, konkurrentët do të bëjnë seks në skenë, çfarë do të shikojë publiku përgjatë eventit?

Ata do të pozojnë nudo, do të bëjnë sikur po bëjnë seks aty, pranë fytyrave të njohura dhe do të jetë shumë joshëse. Ka shumë femra që janë të interesuara për të parë perfomancat e meshkujve në skenë, ashtu si ka edhe meshkuj që do ta ndjekin eventin për të parë performancën e femrave nudo. Por mund të ndodhë që do kemi edhe poza mes sekseve të njëjta.

A mendoni se do të joshë më shumë publik sesa josh një kompeticion normal bukurie?

Ky spektakël do të jetë njëri ndër spektaklet tradicionale dhe më të ndjekurat në Shqipëri. Unë pres një modernizim dhe shqiptarët duhet ta dinë tashmë edukatën seksuale, duhet të mësohen me seksin dhe tashmë jemi gati për një mbrëmje të çmendur në edukim të seksit për të gjitha qeniet njerëzore.

A lejohen në Shqipëri të tilla shfaqje?

Kush pyet në momentin që jemi mbi moshë dhe e bëjmë vulinetarisht, kush mund ta ndalë. S'e besoj që do të kemi telashe, por ne kemi kandidatë me vulinet dhe do ja dalim.

Ju thoni se zgjidhni si kryetar jurie Çanin, përse kjo zgjedhje, kush tjetër do jetë në juri?

Unë përzgjodha Çanin sepse është njeri pro seksit dhe e shoh shumë sensual, pse jo unë i kam ofruar edhe seks me mua, të jetë partneri im (qesh), por unë besoj se pas përfundimit të procedurave bashkëpunuese edhe Çani do të thotë po.

A prisni komente dhe kritika të ashpra për këtë event kaq ndryshe?

Unë jam gati për kritika dhe se jam në dijeni se çfarë po ndodh, por neve na qoftë për së mbari që e filluam e shqiptarët le ta shijojnë. Nuk ka fëmijë që del nga nëna që se do seksin, sepse ne jemi këtu nga seksi dhe seksi duhet të na ushqejë.

Na zbuloni diçka më shumë nga ky kompeticion, kush do të marrë pjesë?

Patjetër, ne para disa ditëve kemi testuar edhe disa banorë të "Big Brother"-it në marrëdhënie seksuale. Konkurrentët duhet të vini shikoni sepse ja vien. Mbi 30 konkurrentë nudo me paraqitje të veçantë seksuale.

A do konkurronte Kika në këtë kompeticion dhe kë do zgjidhnit për partner?

Po do konkurroja, po mendohem dhe s'po di kë të zgjedh. Gjithsesi jam mes treshes Vesel, Fatjon, Tea, por më parë do të marr Veselin sepse Tea e Fatjoni s'më përgjigjen me madhësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017921924591064
array(1) { ["section"]=> string(87) "kika-flet-per-miss-dhe-mister-pornostar-tregon-se-si-i-ka-ofruar-seks-arjan-canit-30177" }