Kili sulmon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 20:24 30-06-2016 Kili sulmon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Euro 2016

Vetëm për pjesëmarrjen në “Euro 2016” Shqipëria ka siguruar 8 milionë euro në llogarinë e saj, ndërsa ironia qëndron për faktin se Kili si fitues i “Copa America Centenario” ka fituar 6 milionë euro. Ky fakt ka bërë jo pak bujë në mediat botërore, sidomos në ato kilene.

Këto të fundit e cilësojnë Shqipërinë si një nga skuadrat më të dobëta në “Euro 2016” dhe që ka fituar më shumë para se kampionia e Amerikës. Pikërisht, faqja “adnradio.cl” shkruan: “6 milionë euro që mori Kili nga fitorja e trofeut, janë shumë pak krahasuar me paratë që morën Ukraina dhe Shqipëria, dy ekipet më të dobëta në ‘Euro 2016’ në Francë”. Pas nuk mbetet as prestigjozja “AS” në versionin kilen, e cila shkruan se Shqipëria merr 9 milionë euro me një fitore ndaj Rumanisë.

Fakti që rëndon situatën nuk është krahasimi i pagesave që kanë fituar kombëtaret, por zbehja e triumfit të Shqipërisë dhe cilësimi si një ndër ekipet më të dobëta të turneut. Duke parë që Shqipëria bëri maksimumin si ekip debutues dhe duke treguar nivel në çdo aspekt në Francë, kjo lë shumë për të dëshiruar për palën kilene…

(Newsport.al)

asi-kilen.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhgënjen Kukësi, Rudari i “vjedh” barazimin
Thyhet Teuta, Arshavin i jep fitoren miqve »
Article Logic
Execution time: 0.02423620223999
array(1) { ["section"]=> string(58) "kili-sulmon-shqiperine-per-pjesemarrjen-ne-euro-2016-45090" }