Kim Kardashian agjente sekrete, po nxit vajzat që të zhvishen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:57 18-05-2016 Kim Kardashian agjente sekrete, po nxit vajzat që të zhvishen

Autoritetet iraniane akuzojnë Kim Kardashian se po punon si agjente sekrete për rrjetin social Instagram, duke inkurajuar femrat e reja që të heqin dorë nga traditat konservatore dhe të përdorin rrjetet sociale.

35 vjeçarja atraktive ka mbi 70 milionë ndjekës në këtë rrjet social për shpërndarje fotosh dhe ajo shpesh tregon trupin e saj seksi në veshje provokuese, por gjithashtu reklamon edhe stilin e saj të shfrenuar të jetesës.

Ajo gjithashtu është bërë e njohur për zhveshjet e saj nëpër revista të ndryshme dhe fotoja e saj e fundit nudo nga muaji mars, i kishte siguruar asaj çmimin “Break the Internet” në ceremoninë e çmimeve “Webby Aëards” në Nju Jork të hënën.

“Mirëpo, zyrtarët e ‘Iranian Revolutionary Guards Corp’, një organizatë e ngritur për të ndihmuar mbrojtjen e traditave islamike të këtij shteti dhe pengimin e ndikimit të huaj, kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë për popullaritetin e Kimit në Internet, duke deklaruar se ajo është rekrutuar nga shefi i Instagramit Kevin Systrom, për të ‘shënjestruar djem dhe vajza të reja dhe për t’i shndërruar ato në modele”

Ditëve të fundit janë bërë arrestime të shumta të vajzave të reja në këtë vend, pasi ato kanë postuar foto ku shihen pa mbulesat e tyre tradicionale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10741782188416
array(1) { ["section"]=> string(66) "kim-kardashian-agjente-sekrete-po-nxit-vajzat-qe-te-zhvishen-40827" }