Kim Kardashian “thonj më thonj” me fansen, mos guxoni ta prekni në pikën e dobët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:49 12-09-2016 Kim Kardashian “thonj më thonj” me fansen, mos guxoni ta prekni në pikën e dobët

Që vajza e Kim Kardashian, North West, ka një shije të hollë për modën, kjo është e padiskutueshme.

Në shfaqjen e modës së të atit në Nju Jork javën e kaluar, ajo është parë me një çantë “Louis Vuitton” që kushton rreth 1 mijë dollarë, ndërsa një herë tjetër në rrugë është parë e veshur me një fustan me shkëlqim, të dizenjuar enkas për të.

Por një postim i Kimit për vajzën e saj në twitter, ka thyer rrjetin duke marrë mijëra replika. “Ne i bëjmë vetë rrobat e saj, kështu që ajo e zgjedh vetë copën në dyqane.” - zbulon ajo në rrjetin social.

Por, disa fansa nuk e kanë pëlqyer këtë rrëfim të yllit të reality show-t. “Për këto arsye njerëzit të urrejnë ty” - shkruan fansja në twitter.

 Por, Kim e revoltuar ka reaguar menjëherë duke shkruar: “Sepse ajo ka një pasion për modën dhe ne i japim të gjitha mjetet që ajo të studiojë?! As të kalosh kohën me babin në punë nuk është gjë e keqe po ashtu…”

Kimit i ka dalë në mbrojtje edhe mikesha e saj, modelja Crissy Teigen e cila shkruan në mënyrë ironike:”Kim Kardashian çfarë lloj mjetesh? Fëmijët nuk lozin me mjete ti PËRBINDËSH".

Kështu që, mos u ngatërroni me North West, sepse nuk do ia dilni.

14349107_895393213924300_1860623663_n_1.jpg14285222_895393237257631_2039864980_o_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021883010864258
array(1) { ["section"]=> string(83) "kim-kardashian-thonj-me-thonj-me-fansen-mos-guxoni-ta-prekni-ne-piken-e-dobet-52701" }