Kina lëshon satelitin e parë kuantik për komunikim të pa-hakueshëm

Publikuar tek: bota, më 16:32 29-08-2016 Kina lëshon satelitin e parë kuantik për komunikim të pa-hakueshëm

Kina ka lëshuar satelitin e parë në botë me teknologji kuantike përmes një rakete të nisur nga qendra “Jiuquan”.

Saletili është quajtur Micius sipas emrit të një shkencëtari dhe filozofi të Kinës antike.

Teknologjia kuantike e satelitit mund të ofrojë një ditë mundësinë e komunikimit kuantik që do të jetë i pathyeshëm nga çdo lloj mjeti spiunazhi.

Si funksionon:

Sateliti krijon çifte të fotonëve të dentura - grimca sub-atomike të dritës parametrat e të cilave janë të varua nga njëra-tjetra - duke dërguar gjysmën e secilës palë në stacionet tokësore në Kinë dhe Austri.

Ky lloj i veçantë lazeri ka disa aftësi interesante, një prej të cilave njihet si “efekti i vëzhguesit” - gjendja kuantike e së cilës nuk mund të vëzhgohet pa e ndryshuar atë. Kjo do të thotë se sa herë dikush tenton të vëzhgojë apo spiunojë komunikimin, kodi i enkriptuar që është në gjendje kuantike ndryshon menjëherë duke u bërë i pavlefshëm ndërsa mesazhi i koduar brenda mund të transmetohet normalisht. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030255079269409
array(1) { ["section"]=> string(72) "kina-leshon-satelitin-e-pare-kuantik-per-komunikim-te-pa-hakueshem-51191" }