Kingia e selisë blu me fustan të kuq, pse e tërheq e kuqja zëdhënësen Nebiaj? (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:39 25-06-2016 Kingia e selisë blu me fustan të kuq, pse e tërheq e kuqja zëdhënësen Nebiaj? (FOTO)

Zëdhënësja e selisë blu, simpatikja Oriela Nebiaj nuk kishte si të mungonte në një spektakël të një rëndësie të madhe për personazhet publike, si ‘’Top Awards’’.

Ajo së bashku me mikun e saj Renato Mekolli janë paraqitur në hollin e sallës së spektaklit dhe sigurisht që nuk mund t’u shpëtonin fotografëve.

Dhe kësaj here Nebiaj shfaqet sharmante me një fustan, tepër konservator pa dekolte e të gjatë, por çuditërisht në ngjyrën e kuqe.

Normalisht zëdhënësen e ashpër pas foltores së PD-së do ta kishte tërhequr ngjyra blu, po me sa duket ka gjetur një nga nga ato momentet e rralla për të veshur ngjyrën që me thënë të drejtën, demokratët s’e kanë edhe aq në qejf. Së paku kësaj here askush nuk do ta gjykojë nga kolegët...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070309638977051
array(1) { ["section"]=> string(86) "kingia-e-selise-blu-me-fustan-te-kuq-pse-e-terheq-e-kuqja-zedhenesen-nebiaj-foto-44573" }