Kisha katolike ndërhyn në debatin politik: Jo kandidatë me të kaluar kriminale, mos bleni votat

Publikuar tek: politike, më 10:46 15-04-2015 Kisha katolike ndërhyn në debatin politik: Jo kandidatë me të kaluar kriminale, mos bleni votat Godina e Kishes Katolike

Kisha katolike ndërhyn në debatin politik të ditëve të fundit, duke i bërë thirrje krerëve politikë që të zgjedhin kandidatë për zgjedhjet e 21 qershorit pa të kaluar kriminale dhe që të mos tentohet blerja e votës. 

“Kisha katolike, si pjesë e gjallë e jetës së vendit, ne barinjtë dhe besimtarët e saj, reflekton vazhdimisht mbi të mirën e përbashkët të qytetarëve të Shqipërisë. Zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm në zhvillimin e rendit demokratik të një vendi. Ne jemi të vetëdijshëm se janë bërë hapa përpara në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të ndershme e me standarde demokratike. Këtë e kanë konfirmuar edhe vendet demokratike mike të Shqipërisë. Kjo na bën krenarë e na jep shpresë për të ardhmen”, thuhet në një qarkore të ipeshkvinjve katolikë. Kisha Katolike vlerëson që “këto standarde të përmirësohen gjithnjë e më shumë është e nevojshme të lexojmë e të reflektojmë mbi kërkesat e aktualitetit të shprehura nga zëri i shumë njerëzve të thjeshtë, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Dëshirojmë të vendosim theksin e të tërheqim vëmendjen e subjekteve politike, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, mbi disa problematika që kërkojnë një zgjidhje para zgjedhjeve e disa të tjera pas zgjedhjeve.

Së pari, dëshirojmë të themi se duhet të tregohet nga forcat politike një vullnet i pakthyeshëm për dekriminalizimin e politikës në tërësi. Këto zgjedhje vendore janë një rast mjaft i volitshëm që të shfaqet hapur prej forcave politike vullneti politik për dekriminalizim. Prandaj në përcaktimin e kandidatëve të kihet parasysh gjetja e atyre kandidatëve, të cilët nuk janë të përfshirë në një të kaluar kriminale dhe korruptive.

Së dyti, sikurse kemi thënë edhe në qarkoren me rastin e zgjedhjeve të vitit 2013, e që për fat të keq u verifikua dukshëm në ato zgjedhje, dënojmë dhe bëjmë thirrje që të mos verifikohet më shitblerja e votës. Kush shet votën, me çfarëdo çmimi, ka shitur dinjitetin, nderin e vet dhe të familjes. Kush e blen votën është i paskrupullt dhe poshtëron dinjitetin e të tjerëve dhe të vetin. Shitblerja e votës heq mundësinë e kërkimit të llogarisë nga ana e qytetarit ndaj të zgjedhurve. Lidhur me këtë, po ashtu edhe premtimi i votës nën be pasi janë paguar para, është një fyerje ndaj Zotit dhe kundër moralit të shëndoshë njerëzor e fetar. Së treti, dëshirojmë të garantohet një proces i drejtë zgjedhjesh nga organet përkatëse, por në mënyrë të veçantë nga subjektet pjesëmarrëse.”, thuhet ndër të tjera në qarkoren e Kishës Katolike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqyrtimi i kërkesës për mandatin e deputetit Kokëdhima, Ristani: Maxhoranca e fsheh nga Kushtetuesja
Profili i gruas që do të “mposhtë” Dakon, si u martua studentja me profesorin »
Article Logic
Execution time: 0.018257856369019
array(1) { ["section"]=> string(98) "kisha-katolike-nderhyn-ne-debatin-politik-jo-kandidate-me-te-kaluar-kriminale-mos-bleni-votat-8774" }