Kishin kthyer lokalet në salla lojërash fati, procedohen 2 pronarët në Tiranë e Burrel (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 12-01-2019 Kishin kthyer lokalet në salla lojërash fati, procedohen 2 pronarët në Tiranë e Burrel (DETAJE) Ilustruese

Procedohen dy pronarë lokalesh të cilët kishin kthyer ambientet e tyre në sallë të lojërave të fatit të cilët vazhdonin aktivitetin e tyre pavarësisht ligjit që ndalon çdo lloj veprimtarie të kësaj natyre.

 

Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste dhe konkretisht në Tiranë dhe në Klos të Burrelit.

2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike , dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht , shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan paisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. 

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018160104751587
array(1) { ["section"]=> string(99) "kishin-kthyer-lokalet-ne-salla-lojerash-fati-procedohen-2-pronaret-ne-tirane-e-burrel-detaje-148482" }