Kishte dalë me leje burgu, por gëlltiti 22 doza lëndë narkotike për t’i futur në qeli (NGJARJET NË KORÇË DHE PEQIN)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:44 19-05-2019 Kishte dalë me leje burgu, por gëlltiti 22 doza lëndë narkotike për t’i futur në qeli (NGJARJET NË KORÇË DHE PEQIN) Ilustruese

Po kthehej nga leja që kishte marrë për të qëndruar disa ditë me familjen, por këtë leje e shfrytëzoi duke transportuar edhe 22 doza narkotike për t’i futur në burg.

Ngjarja nga ndodhur në Burgun e Korçës, kur policia është habitur pasi ka konstatuar se I dënuari B.L, kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke I gëlltitur ato.

Policët pasi e kanë parë sjelljen jonormale të të burgosurit të kthyer në qeli, e kanë cuar menjëherë në spitalin e burgut, ku u krye ekografia, dhe u konstatua se në stomak kishte shumë doza lënde narkotike. Informacioni ishte marrë fillimisht nga shërbimi i SHKBB, por nuk dihej sesi do të bëhej transporti. Për këtë, u krye edhe kontrolli I hollësishëm I të dënuarit I cili, tashmë ka një akuzë të re përsipër për tu gjykuar.

Ndërkohë në Peqin, në sektorin e sigurisë së lartë të burgut, u gjetën katër aparatë celulare, të fshehura në pajisjet eletroshtëpiake të të dënuarve D.H dhe E.H. Dhe për këta dy të burgosur, do të ketë një tjetër akuzë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13279700279236
array(1) { ["section"]=> string(119) "kishte-dale-me-leje-burgu-por-gelltiti-22-doza-lende-narkotike-per-t-i-futur-ne-qeli-ngjarjet-ne-korce-dhe-peqin-164852" }