Kjo është arsyeja pse mbyllim sytë kur puthemi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:45 11-11-2016 Kjo është arsyeja pse mbyllim sytë kur puthemi

Psikologët nga Universiteti “Royal Holloway” kanë treguar se truri nuk është në gjendje që të kryej kombinime të ndryshme vizuale dhe të përshtasë të gjitha ndjenjat gjatë puthjes.

Më herët thuhej se njerëzit i mbyllin sytë kur puthen për shkak se shikimi nuk mund të fokusohet në diçka kaq të afërt si fytyra e personit tjetër.

Por, shkencëtarët kanë tërhequr këtë teori, dhe kanë zbuluar se truri nuk është në gjendje që t’ia dalë me kombinimin e të dhënave vizuale dhe ndjenjën e prekjes gjatë puthjes.

Psikologët nga Universiteti “Royal Holloëay” në Londër demonstruan se kryerja e detyrave të ndryshme vizuale redukton aftësinë e njeriut për të kuptuar prekjen.

Kjo mund të shpjegohet edhe me atë se kur na vibron celulari nuk mund ta vërejmë atë përderisa jemi duke shikuar dikë në fytyrë. Studimi sugjeron se në mënyrë që të fokusohen në ndjenjat e të prekurit, njerëzit instinktivisht i mbyllin sytë kur puthin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026381969451904
array(1) { ["section"]=> string(52) "kjo-eshte-arsyeja-pse-mbyllim-syte-kur-puthemi-59243" }