Kjo është bluza me të cilën u vra Qemal Stafa, sot 5 maj

Publikuar tek: kulture-art, më 08:10 05-05-2016 Kjo është bluza me të cilën u vra Qemal Stafa, sot 5 maj

Kjo është bluza me të cilën u vra Qemal Stafa, më 5 maj vite e vite më parë, 1942. 5 maji është vendosur si Dita e Dëshmorëve.

‘’Dikur ka qenë e ekspozuar në muzeun e luftës. Ishte ashtu si 135 ja kishte hequr nga trupi e ëma. Koha dhe faktorë të tjerë po e dëmtonin. M'u kërkua nga muzeu që të merrja masa për ta shpëtuar. E sollen në laborator.

Takova njërën nga motrat e Qemalit për ta pyetur për veshjen e tij, në mënyrë që të afrohesha sa më tepër pranë origjinalit. Më tha se e ëma kujdesësh shumë për të.

Kondita e muzeut ishte që të ruheshin edhe njollat e gjakut. Kjo e vështirësonte punën, sepse gjaku është një mjedis shumë i përshtatshëm për zhvillimin e mikroorganizmave që e prishin tekstilin, ndërsa duhej ruajtur gjurma.

Punova shumë atëherë për të realizuar edhe konservimin e tekstilit dhe  të gjakut dhe ja dola. Sot ajo ruhet pa probleme në Muzeun Historik Kombëtar’’, shkruan Frederik Stamati, restaurator.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kadare kthehet në Gjirokastrën e tij, kryebashkiakja e lumtur për vizitën
Festa e Balonave rikthehet në Belsh, fëmijët konkurrojnë me balonat e prodhura nga vetë ata (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.37839412689209
array(1) { ["section"]=> string(61) "kjo-eshte-bluza-me-te-cilen-u-vra-qemal-stafa-sot-5-maj-39539" }