Kjo është çatia e re me panele diellore, furnizon shtëpinë me energji dhe kushton më pak se një çati normale

Publikuar tek: bota, më 18:27 18-11-2016 Kjo është çatia e re me panele diellore, furnizon shtëpinë me energji dhe kushton më pak se një çati normale

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka njoftuar për partneritetin e kompanisë së tij me SolarCity, një kompani me vlerë 2 miluard dollarë, e specializuar në çatitë me panele diellore.

Musk prezantoi çatinë e re, të përbërë nga tjegulla që shërbejnë si panele diellore dhe furnizojnë me energji elektrike shtëpinë. Tjegullat e reja janë bërë më reziztente, gati 4 herë më shumë se tjegullat normale, raporton newsbomb.al.

Një tjetër përmirësim revolucionar është ai i pamjes. tjegullat nuk dallohen që janë të pajisura me panele diellore dhe çatia ngjan po aq tradicionale sa të tjerat.

“Çatia e re do kushtojë më pak në isntalim, mirëmbajtje dhe ka jetëgjatësi gati dy herë më shumë. Për më tepër që prodhon dhe energji për shtëpinë tuaj. E pse të mos e donit një çati të tillë?”, tha Musk gjatë prezantimit. /Newsbomb.al.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027781963348389
array(1) { ["section"]=> string(113) "kjo-eshte-catia-e-re-me-panele-diellore-furnizon-shtepine-me-energji-dhe-kushton-me-pak-se-nje-cati-normale-59967" }