Kjo është e vetmja shpresë që i ka mbetur Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 22:12 21-06-2016 Kjo është e vetmja shpresë që i ka mbetur Shqipërisë

Rezultati 2-0 i Turqisë në ndeshjen me Çekinë, ishte më i keqi i mundshëm për fatin e Shqipërisë në kalimin e fazës së grupeve.

Nëse Turqi - Çeki do të kishte përfunduar 2-1 apo 1-0, gjithçka do ishte në favorin tonë, por tashmë shpresat janë minimale që kuqezinjtë të kalojnë në fazën tjetër.

Që një mrekulli e tillë të ndodhë duhet që në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve duhet të ndodhë si më poshtë:

Takimet që kanë mbetur janë:

1-Hungari – Portugali

2-Islandë – Austri

3-Itali – Irlandë

4-Suedi – Belgjikë

Në këto katër takime kombinimet duhet të jenë të tilla:

1-Të fitojë Hungaria që të eleminohet direkt Portugalia, pasi edhe me barazimin, portugezët kalojnë mbi Shqipërinë pasi kanë një gol të shënuar e një të pësuar.

2-Të fitojë Islanda, pasi barazimi me gola, apo fitorja e Austrisë që ka golavarazh -2 (0 të shënuar, 2 të pësuar) skualifkojnë Shqipërinë.

3-Të fitoja Italia ose të barazojë me Irlandën. Fitorja e Irlandezëve shuan shpresat e kuqezinjve.

4-Të fitojë Belgjika ose të dalë barazim me Suedinë, në mënyrë që skandinavët të eleminohen dhe renditja në grupin F të jetë sipas asaj që shpreson Shqipëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria në rrezik pas golit të dytë të Turqisë
Gafa e UEFA-s me flamurin shqiptar (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.022723913192749
array(1) { ["section"]=> string(58) "kjo-eshte-e-vetmja-shprese-qe-i-ka-mbetur-shqiperise-44211" }