Kjo është prova më e madhe e talljes së Vangjush Dakos, kryebashkiaku jeton sipër zbulimit tronditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:29 18-02-2017 Kjo është prova më e madhe e talljes së Vangjush Dakos, kryebashkiaku jeton sipër zbulimit tronditës

Zbulimi i një rëndësie botërore, Porta e Artë ose Golden Gate, aktualisht ndodhet poshtë një pallati të ndërtuar pranë sheshit të Torrës Veneciane dhe kryebashkiaku i Durrësit jeton në të. Dako banon në katin e pestë të pallatit, osë thënë ndryshe jeton mbi një ndërtim kriminal. Dhe sikur mos mjaftonte kjo, muri i portës përdoret nga një lokal për zbukurim, pra muri antik është futur brenda lokalit dhe kryebashkiaku jeton sipër këtij llahtari shkatërrues të historisë e kulturës. Nga ekspertë të fushës që kanë asistuar në gërmimet e Torrës Veneciane vërtetohet se muri që ndodhet poshtë pallatit të Dakos është pjesë e një vepre të tërë që lidhet me Torrën dhe rrënojat që janë zbuluar këto ditë , rrënoja të cilat nëse do ishin zbuluar në totalin e tyre dhe s’do ishin mbuluar me zhavorr nga kryebashkiaku, do ishin një ansambël total i një zbulimi me impakt jo vetëm për Shqipërinë.

Dako e justifikon me faktin që pallati është ndërtuar prej kohësh dhe jo kur ai erdhi në pushtet por kjo nuk e justifikon kurrsesi faktin që ai fle i qetë çdo natë duke shkelur mbi trashëgiminë kulturore. Kjo na bën të mendojmë se ndoshta  Dako nuk ka vetëm hallin e projektit të Velierës por edhe të shtëpisë së tij sepse sipas një logjike të thjeshtë, i bie që të prishet edhe pallati që jeton kryebashkiaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024143934249878
array(1) { ["section"]=> string(105) "kjo-eshte-prova-me-e-madhe-e-talljes-se-vangjush-dakos-kryebashkiaku-jeton-siper-zbulimit-trondites-69115" }