Kjo është pyetja që ngatërroi gjithë mësuesit gjatë testimit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 11-11-2015 Kjo është pyetja që ngatërroi gjithë mësuesit gjatë testimit

“Pyetje delirantësh” kështu e cilëson faqja në facebook Protestuesi këtë pyetje të cilën mësuesit e kanë fotografuar teksa bënin testimin online. 19 mijë mësues në Tiranë i janë nështruar këtij testimi dhe janë ndeshur me pyetje të kësaj natyre.

Me çfarë shohim në atë që kanë fotografuar vetë mësuesit, pyetja është nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kuptojnë temën e re mësimore, ju duhet:

Dhe absurdi qëndron në faktin se si alternativë të parë, hartuesit e testit kanë vënë pikërisht pyetjes.

Pra alternativa A është vetë pyetja: Nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kuptojnë temën e re mësimore, ju duhet

Alternativa B: Ta ilustroni atë me shembuj nga situata reale

Alternativa C: Të gjitha

Dhe alternativa D: U jepni atyre kohë për të kuptuar temën e tyre

Sikur mos mjaftonte që alternativa e parë është vetë pyetja, këtij absurdi i shtohen edhe alternativat e tjera. Përshembull faktori “kohë” nuk është ai që bën diferencën nëse mësuesi nuk e ka shpjeguar e ilustruar temën.

Niveli i ulët i pyetjeve lidhur me testimet e çdo fushe është kritikuar gjatë gjithë kohës për mungesën e profesionalizmit, jo vetëm në zgjedhjen por edhe formulimin e tyre.

test.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027484893798828
array(1) { ["section"]=> string(66) "kjo-eshte-pyetja-qe-ngaterroi-gjithe-mesuesit-gjate-testimit-25182" }