Kjo është TABELA e defiçitit zyrtar: Çdo qeveri e nisi me një borxh dhe e vijoi me një borxh (STUDIMI)

Publikuar tek: ekonomi, më 13:45 25-10-2016 Kjo është TABELA e defiçitit zyrtar: Çdo qeveri e nisi me një borxh dhe e vijoi me një borxh (STUDIMI)

Kjo është tabela deficitit zyrtar përgjatë dekadës së fundit publikuar nga politologu AFrim Krasniqi. Sipas kësaj tabele realizuar nga ISP, çdo qeveri e nisi me borxh dhe e vijoi me borxh, madje duke e thelluar atë.

“Si matet suksesi i një qeverie apo një sistemi ekonomik? Përmes rritjes ekonomike? Tek ne ajo është minimale dhe luhatet nga 0 tek 1%. Me hapjen e vendeve të punës? Tek ne vendet e reja të punës janë ëndërr e pamundur, kosto për krijimi e një vendi të ri pune (jashtë administratës) luhatet nga 8-10 mijë euro! Me standardet e jetesës? Tabela e djeshme e pagës minimale tregon se mbetemi të fundit në standarde e të ardhura. Me veprat publike? Tek ne dominon tradita absurde e të dukurit, edhe kur nuk ke para të mjaftueshme për ushqim kafja pihet në bllok dhe blejnë makina Benz. Aftësia për reforma dhe ndryshime? Tek ne asnjë reformë nuk ka kaluar gjysmën e rrugës kurse ndryshimet janë km larg. Atëherë çfarë mbetet tregues për një ekonomi që nuk eksporton, nuk prodhon dhe nuk konkurron dot në tregjet rajonale e globale?”, shkruan Krasniqi ndërsa analizon tabelën me shifrat.

“Ja tabela e deficitit zyrtar përgjatë dekadës së fundit: çdo qeveri e nisi me borxh dhe e vijoi me borxh, madje duke e thelluar atë. Paaftësi administrimi, korrupsion, mungesë vizioni e strategjish, politikë investimi elektorale? Të gjitha nga pak, dhe produkti në fund flet vetë, - financat janë sektori i vetëm ku vitet e fundit janë shkarkuar ministrat, zv/ministrat, drejtorët e doganave e tatimeve, pra e gjithë piramida vendimmarrëse dhe ekzekutive! Cili mbajti përgjegjësi? Asnjë prej tyre, përkundrazi, ikën nga postet janë në parlament ose në hierarkinë e lartë partiake, - dmth, je i paaftë të administrosh paratë publike, por je i aftë të bësh “politikë”, në një vend ku “politikë” do të thotë, të mbrosh me fanatizëm shefin kur të tjerët ta kritikojnë!

Kështu ishte me qeverinë e atij që më shumë qëndronte në kazino sesa në zyrë, edhe me qeverinë e tij që forcoi sistemin e klientelës dhe pasuroi mbajtësit e pankartave duke i bërë ministra, edhe me këta të sotmit, që për tu dukur rilindas në vend të reformave .... kanë lënë mjekër. Karvani ecën përpara, borxhi publik ecën përpara, pasuria e politikanëve ecën përpara, të rinjtë ecin përpara drejt emigrimit, - të gjithë “në drejtimin e duhur”! Fatkeqësisht megjithëse nuk është më çeshtje fati...! “ përfundon Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020401954650879
array(1) { ["section"]=> string(105) "kjo-eshte-tabela-e-deficitit-zyrtar-cdo-qeveri-e-nisi-me-nje-borxh-dhe-e-vijoi-me-nje-borxh-studimi-57336" }