Kjo gafë e deputetit të Kuvendit këtë herë kalon çdo limit imagjinate

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:42 19-06-2017 Kjo gafë e deputetit të Kuvendit këtë herë kalon çdo limit imagjinate

Deputeti i Kuvendit Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si “Kaubojsi” ka publikuar edhe një libër autobiografik me titull: “Jeta ime”.

Por në njoftimin për mediet dhe ftesën për të marrë pjesë në promovim, Ndocaj ka përdorur të njëjtin subjekt e-maili që ka përdorur për ndarjen nga jeta të motrës së tij.

“Lajm hidhërimi”, shkruhet në subjektin e e-mail-it por më poshtë shkruhen detaje për promovimin e librit autobiografik të Ndocajt.
“Ftesë!

Nesër, dt.20/06/2017, në orën 9.30, tek Salla e Akademisë së Shkencave ne Tirane! 
Eduart Ndocaj promovon librin e tij autobiografik me titull: “Jeta ime”!
Konfirmoni pjesëmarrjen!”, shkruan Ndocaj.

Ndoshta publikimi i një libri nga Ndocaj është vërtet një lajm i hidhur, dhe mesa duket, për këtë është koshient edhe vetë deputeti.

ed1_copy.jpg

lajm_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13579988479614
array(1) { ["section"]=> string(75) "kjo-gafe-e-deputetit-te-kuvendit-kete-here-kalon-cdo-limit-imagjinate-83016" }