Kjo i “hedh në erë” Edi Ramës spotin për gjobat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:28 06-06-2017 Kjo i “hedh në erë” Edi Ramës spotin për gjobat

Gazetari Enton Abilekaj sjell një këndvështrim interesant lidhur me spotin e bujshëm elektoral të PS-së ku kryeministri Edi Rama shfaqej si polic dhe gjobiste një shofer të cilit i thoshte se lekët e gjobës shkonin për ndërtimin e kopshteve, shkollave, spitaleve...

“Nëse qytetari do të vëre rripin e sigurimit, do respektojë semaforin, nuk do tejkaloje shpejtësinë, pra nuk do të rrezikoje as jetën e tij as jetën e të tjereve, sipas vizionit të Edi Ramës, do t' i bëjë një dem të madh vendit.  
Për Edi Ramën, gjobat janë e ardhura kryesore në buxhet, se me ato para bëhen investimet publike”, shkruan Abilekaj.

KOMENTI I PLOTË:

Kryeministri ka nxjerre nje mesazh promocional ku shpjegon vizionin e tij per Qeverisjen, tregon rolin e gjobave ne qeverisjen e tij. Shpjegon per shqiptaret se shkollat, spitalet, rruget te gjitha investimet kapitale nuk financohen nga taksat por nga gjobat, nuk financohen nga te ardhurat tatimore, por nga te ardhurat jotatimore. Keshtu quhen gjobat ne ligjin e buxhetit te shtetit. Nese rastis qe qytetaret te respektojne ligjin dhe te mos marrin gjoba, sipas vizionit te Edi Rames, nuk do te kete investime ne shkolla dhe spitale. Nese qytetari do te vere rripin e sigurimit, do respektoje semaforin, nuk do tejkaloje shpejtesine, pra nuk do te rrezikoje as jeten e tij as jeten e te tjereve, sipas vizionit te Edi Rames, do t' i beje nje dem te madh vendit.
Per Edi Ramen, gjobat jane e ardhura kryesore ne buxhet, se me ato para behen investimet publike. Ndaj nese shihni gruper policesh rrugore qe ju ndalojne si kriminel, ju vene gjobe kot, nese gjeni se ju kane vene nje gjobe ne nje rruge ku nuk keni kaluar kurre, kuptoni qe kjo eshte per te miren e vendit. Bjerini pemeve, perplasini makinat, udhetoni si te cmendur se vetem keshtu mund te kemi shkolla dhe spitale.Prisni! Qe te jeni te sigurte se gjobat tuaja, jo vetem do te shtohen, por edhe do te shkojne ne vendin e duhur, votoni me pare Edi Ramen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023855924606323
array(1) { ["section"]=> string(51) "kjo-i-hedh-ne-ere-edi-rames-spotin-per-gjobat-81407" }