Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, gazetari zbulon skandalin: Dikush ka firmosur në emrin tim...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:19 17-10-2017 Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, gazetari zbulon skandalin: Dikush ka firmosur në emrin tim...

Gjëra të tilla mund të ndodhin vetëm në Shqipëri, këtu ku çudia i lë radhën çudisë tjetër.

Gazetari lokal dhe aktivisti Arthur Kurtallari thotë se në janar të vitit 2017 është pushuar padrejtësisht nga puna por dikush ka firmosur që ai të bazhdojë të jetë pjesë e kësaj medieje duke e bërë edhe hajdut.

“Pas largimit tim të padrejtë nga "Radio Kukësi" në Janar të këtij viti, sot zbulova se është abuzuar rëndë me emrin tim. Prej fillimit të vitit dikush ka firmosur sikur unë vijoj të jem pjesë e kësaj media, duke më bërë kështu hajdut, siç është në fakt pjesa më e madhe e administratës tonë.

Në momentin kur u largova nga radio, kisha mundësi ta bëja më shumë publike këtë aferë të turpshme ku unë u zëvendësova me dikë që nuk kishte studiuar gazetari dhe pas katër viteve kontribut në radio, por nuk e bëra sepse vendimet e partive dhe të partucëve në këtë vend qëndrojnë mbi çdo të drejtë. Ndërsa sot, për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin tim, më duhet të trokas fillimisht në dyert e prokurorisë, e më pas në rrugë që ne shqiptarët i dimë më mirë, ato të vetëgjyqësisë!

Emri im, dinjiteti dhe autoriteti im janë të pacënueshëm, siç është forca ime për të punuar që ky vend të jetë më i drejtë!” shkruan gazetari i Kukësit.

gazz1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11182188987732
array(1) { ["section"]=> string(91) "kjo-ndodh-vetem-ne-shqiperi-gazetari-zbulon-skandalin-dikush-ka-firmosur-ne-emrin-tim-96162" }